E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në Milano, vdes shqiptari. Plagosen dy të tjerë

Një 38 vjeçar shqiptar ka mbetur viktimë e një sherri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milano të Italise. Ngjarja ndodhi pak caste pas mesnatës në lokalin “Il brigante”. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, vdiq si pasojë e një plage në stomak pasi u qëllua me pistoletë. Ndërkaq, janë plagosur lehtë edhe dy persona, njëri prej të cilëve u kurua në spitalin e Lenjanos për një plagë në dorë, ndërsa personi i dytë ndodhet ende në spital.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›