Parandalimi i kancerit në qafën e mitrës, Vasili: Të kryhet sa më herët depistimi
Shqiperia renditet ne listen e vendeve qe kane nje vdekshmëri te larte te femrave nga kanceri i qafes se mitres. Ne javen evropiane te parandalimit te kësaj sëmundjeje edhe strukturat e shendetesise shqiptare kane percjelle staretegjite dhe hapat qe duhet te ndiqen per parandalimin e kësaj diagnoze, e cila cdo vit ne vendin tone shenon rreth 25 raste te reja per 100 mije gra, por edhe 140 vdekje cdo vit. Nderkohe ne bote, statistikat flasin per rreth 60 mije raste te reja, gjysma e te cilave përfundon me humbje te jetes.
“Në Shqipëri nga ky kancer preken disa qindra gra. Një vlerësim i
incidencës vjetore na tregon që çdo vit ka 25 raste të reja për 100 mijë
gra dhe rreth 140 prej tyre humbin jetën në vit për pasojë të kësaj
sëmundjeje. Megjithëse vdekshmëria në Shqipëri në krahasim me disa vende
të Evropës Lindore është më e ulët është një fakt që në raport me
Evropën Perëndimore është mjaft më e lartë” tha Vasili.
Qe nga viti 1993, sipas specialisteve vihet re nje dyfishim i te
prekurve nga kjo semundje, nderkohe qe problematik mbetet fakti se
shumica e rasteve diagnostikohet ne stadet kur semundja eshte teper e
avancuar. Kreu i shendetësise, percolli apelin e depistimit sa me here,
nderkohe qe u shpreh se shume shpejt do te kete nje fushate vaksinimi
ndaj kësaj patologjie. “Përmirësimi i aksesit dhe përmirësimit të
cilësisë së shërbimeve parandaluese, depistuese dhe trajtuese të
kancerave të traktit riprodhues është në dokumentin e madh ky objektiv
që do të thotë që të gjitha ato që janë teste të thjeshta, të shpejta,
dhe të cilat arrijnë kohën më të mirë të mundshme të dedikimit të
patologjisë na ndihmojnë ne për të qenë në kohën e duhur dhe në vendin e
duhur për ta fituar betejën me këtë patologji” tha Vasili.
Te dhenat nga shoqata evropiane e kancerit te qafes se mitre, tregojne se ne bote cdo dy minuta nje femer vdes nga kjo semundje ndersa ne Evrope ndodh cdo 18 minuta. Kanceri i qafes se mitres perben 51, 2% te rasteve me tumore malinje qe prekin femrat.
Edlira Sulejmani