E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, të mbijetuarit e tragjedisë refuzojnë ndjesën e Mediut

Dy te mbijetuarit e tragjedise se Gerdecit, Roxher Durda dhe Alketa Hazizaj, nuk kane pranuar ndjesen e kërkuar nga ish- ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu, i paditur prej tyre ne Gjykaten e Larte. Durda dhe Hazizja, e paditen Fatmir Mediun, per plagosje te rende nga pakujdesia. Nderkaq i padituri Mediu, nuk ka pranuar te prononcohet per mediat pas seancave penale.

Kryesuesja e ceshtjes me numër 4 me padites, Roxher Durda kunder Mediut,
gjyqtarja Arjana Fullani, kërkoi bashkimin me ceshtjen penale numer 5,
me te nejtin te pandehur, Fatmir Mediun, duke qene se objekti dhe akuza
eshte e njejte. Do te jete kryesuesi i ceshtjes, numer 5, gjyqtari, Andi
Celiku, qe do te percaktoje nese do te bashkohen ose jo ceshtjet penale
ndaj Mediut.

Ne sallen e gjyqit mesohet se ish- ministri Fatmir Mediu, i ka kërkuar
ndjese te dëmtuarve dhe ka shprehur gatishmerine ta beje sa here t’i
jepet rasti, po ai shprehu shqetësimin per trajtimin politik qe i behet
ceshtjes se tij.

Denada Shkodrani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›