E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin; Mbytet në lumin Drojë 15-vjeçari

Ka shkuar të lahej me bashkëmoshatarët e tij, por nuk ka mundur të kthehet përsëri pranë familjes. Një 15-vjeçar është mbytur dje në ujërat e lumit Drojë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë, të cilat thanë se 15-vjeçari me iniciale D.M. po lahej me bashkëmoshatarët e tij dhe duke notuar në thellësi nuk ka mundur të dalë në sipërfaqe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërsa mësohet se policia po heton rreth shkaqeve të kësaj fatkeqësie. Pas lajmërimit, uniformat blu e kanë gjetur në ujërat e lumit Drojë trupin e pajetë të fëmijës dhe më pas e kanë dërguar atë në morg, për t’ia përcjellë më pas familjes së viktimës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›