E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi zgjedhor, mazhoranca dhe opozita miratojnë me konsensus ndryshimet në Kodin Penal

21-02-2012 / Gazeta 55

Deri në 8 vjet burg komisionerëve që cenojnë procesin zgjedhor

Ashpërsohen dënimet me gjobë dhe rritet masa e dënimit me burg sipas rasteve specifike nga 6 muaj deri në 8 vjet për krim elektoral. Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus amendamentet e propozuara nga Armando Subashi, në kuadër të ndryshimeve, që po pëson kodi penal në një sërë fusha. Komisioni i Ligjeve më herët u shoqërua me debate lidhur me disa amendamente në kodin penal për terrorizimit, të cilat u shtynë për të mërkurën. Debati ishte nëse duhej marrë parasysh një nen i riformuluar së fundmi sipas sugjerimit të Komitetit të Antiterrorizmit në Kombet e Bashkuara, apo sipas variantit fillestar, sugjeruar nga OPDAT, misioni amerikan për drejtësinë në Shqipëri. Opozita kundërshtoi riformulimin e nenit, i cili ndër të tjera, sipas variantit të ri quan vepër penale me qëllim terrorizmin edhe aktet drejtuar civilëve, pavarësisht se mundet të bazohet në shfaqje politike, filozofike, ideologjike, raciste, etnike, fetare.
Drafti parashikon që veprat penal me qëllime terroriste të dënohen me burgim jo me pak se 15 vjet deri në dënim të përjetshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›