Lopez braktis muzikën për aktrimin
Pas një karriere të gjatë e të suksesshme, Xhenifer Lopez ka vendosur të braktisë karrierën e saj muzikore, për t’iu përkushtuar pothuajse tërësisht njё karriere tё re si producente televizive dhe filmike. Krijuesja e hitit “Jenny From The Block”, e cila ka pothuajse 10 vjet që merret me muzikë, mësohet se dëshiron tё krijojё njё “distancё profesionale” nga burri i saj, kёngёtari Mark Antoni. “Xhenifer nuk ka qenё nё gjendje tё ndërtojё njё sukses muzikor në periudhën që ka jetuar me Markun. Pavarёsisht sa mundohet, ajo nuk mund tё rikthehet dhe tё jetё ajo qё ishte. Ato ditё kanё kaluar dhe kjo nuk ёshtё ajo qё dёshirojnё Xhen dhe Mark”, - thotë njё burim. “Tё ketë njё sukses tjetër nё film ose tё qëndrojё prapa njё shou tё mrekullueshëm, do tё ishte mё mirё pёr karrierat e tё dyve”, - shton burimi. Lopez, 39 vjeçe, sё fundi ka nënshkruar pёr tё qenё producente e serisё televizive tё kompanisë “Fox”, “Rebel”, telenovelës sё famshme argjentinase pёr njё grup muzikor tё adoleshentëve.
10 Shkurt 2009