E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishti ringjallet një orë para kohe në Himarë

Filogrekët e Himarës kanë gjetur përsëri një mënyrë për të shprehur dashurinë e tyre për Greqinë. Ndërsa në të gjithë Shqipërinë ceremonia e Pashkëve është hapur në orën 24:00 siç e do zakoni, në Himarë ceremonia ka filluar një orë më herët, pasi priftërinjtë e atjeshëm jetojnë me "tempin" e Greqisë, që duke qenë më në lindje, ndodhet në një tjetër zonë orare.

Ndryshimi i orarit konfirmohet nga banorë të Himarës të besimit ortodoks, të cilët edhe pse janë shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri, janë detyruar dje që të shkojnë në kishë një orë përpara kohe, për të mos e humbur përjetimin e "ringjalljes" së Krishtit.

Kisha Ortodokse është akuzuar shpesh se është bashkuar me organizatën OMONIA, për greqizmin e Himarës dhe zonave të tjera në jug të vendit. Veprimi i djeshëm i priftërinjve të Himarës e konfirmon plotësisht këtë akuzë për kishën që mban emrin Kisha Autoqefale Shqiptare, por që ka për kryepeshkop një shtetas grek dhe ka në përbërje të Sinodit të Shenjtë më shumë grekë se sa shqiptarë.

Festimi i çuditshëm i Pashkës vjen pas incidentit të 10 prillit dhe vizitës së zëvendësministrit të Jashtëm grek në Himarë. Më 10 prill, një grup banorësh të Himarës u konfrontuan me policinë dhe hodhën parulla kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, ndërsa më 11 prill, kur numri dy i diplomacisë greke shkoi në Himarë, u bënë kërkesa deri edhe për autonominë e Himarës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›