E Diel, 1 Nëntor 2026

“Krishtlindja, kapërcim i së pamundurës, vitin e ardhshëm festojmë edhe më të lumtur”

26-12-2011 / Gazeta 55

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka uruar festën e Krishtlindjeve për të gjithë shqiptarët ku do që janë. “Po të reflektojmë dhe po të mendojmë se çfarë është Krishtlindja, ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër është kapërcimi i së pamundurës dhe e përkthyer në kontekstin shqiptar kjo është një ditë e bekuar që të inspiron për të bërë të mundura atë që duket gati e pamundur”, tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit dërgoi shumë përgëzime me rastin e Krishtlindjeve jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, por edhe aty që kanë emigruar prej vitesh, si dhe për ushtarët që janë në Afganistan si rojtarë të paqes globale. Sipas Topallit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festat më të bukura të vitit se brenda tyre ka gëzim dhe mbi të gjithë janë festat e gëzimit të fëmijëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›