ëndrra e Theodhorës
Është vetëm 11 vjeçe dhe si
çdo fëmijë i moshës së saj,
ka shumë ëndrra, e mbi të
gjitha sapo ka filluar të ketë edhe
përvojat e para. Dhjetëvjetëshi i
parë i jetës është zakonisht ai
gjatë të cilit një qenie njerëzore
mëson misteret e para të botës që
e rrethon dhe mbi të gjitha, mësohet
të ndjejë dhe të dojë, mëson
atë që i pëlqen dhe atë që nuk i
pëlqen dhe fillon pak nga pak të
përfytyrojë edhe atë çka kërkon
të bëhet kur të rritet. Ka fëmijë që
i kalojnë këto faza të jetës pa
ndonjë dëshirë të veçantë për të
kumtuar ndonjë mesazh, apo për
të thënë diçka, por ka të tjerë që
janë vëzhgues të vëmendshëm, e
njëherazi deklarues të sinqertë e
këmbëngulës të asaj çka përjetojnë
dhe asaj çka i rrethon. 10-
vjeçarët që bëjnë pjesë në këtë
kategori nuk janë të shumtë, por
përmes tyre mësojmë ose më mirë
rikujtojmë ndjesitë që kemi provuar
që fëmijë, si dhe ngazëllehemi
me qashtërsinë dhe
pastërtinë e botës së tyre, e
shprehjeve dhe e idesë që ata
kanë për të bukurën e të mirën, e
cila vihet haptas në kundërshtim
me të shëmtuarën e të keqen. Një
nga këta fëmijë të vëmendshëm
dhe kurajozë, që kanë vendosur
të lënë të shkruara në formë gjurmësh
poetike ndjenjat dhe përjetimet
e tyre, është edhe një
vajzë 11-vjeçare. Ajo quhet
Theodhora Muçollari dhe është
nxënëse në klasën e gjashtë. Një
nga dëshirat e saj është "më
pëlqen të fluturoj/ botën mbarë
të shikoj./ Dua të shkoj sa më
larg/ dhe atje ku shiu s‘lag./ Të
fluturoj mbi oqeane,/ mbi qytete
nëpër mbrëmje./ Të kaloj male e
fusha,/ nëpër qiell gjer tek
arusha./ Kjo është dëshira e një
11-vjeçareje, që në shumë poezi
të vetat, tregon se ka shumë njohuri
për vendin e saj, për hallet e
problemet e njerëzve, për atë që
ka vlerë të përhershme e për
mësimet që na vijnë nga historia,
por që njëkohësisht, me shpirtin
poetik e me vrullin ëndërrimtar,
kërkon të përfshijë gjithë botën
në vështrimin e zemrën e saj. Përpos
këtyre dëshirave "qiellore",
Theodhora shpreh me vargje
edhe dëshira nga ato më të
thjeshtat e njerëzoret, përjetimet
e vajzave të moshës së saj që nisin
nga shprehja e dashurisë për
të afërmit, nga reflektimet për atë
çka mësojnë e lexojnë, e deri te
ndjenja personale për njerëz të
ndryshëm. Vargu i 11-vjeçares
është shumë i thjeshtë. Kur e lexon,
të duket se e ke përballë teksa
të rendit qetësisht atë që përjeton.
Ajo mundohet t‘i japë
mendimit rimë e ta fusë në hullinë
e "rregullit" poetik, por më
shumë vargu i saj i ngjan një fjalie
të bukur, që të përcjell emocion,
por që shpesh të bën edhe të
vësh buzën në gaz me naivitetin
e moshës, me ngjyrat me të cilat
na shfaqet bota e një 11-vjeçareje.
Theodhora vetë e di që nuk
është aspak perfekte në librin e
saj të parë me përmbledhje
poezish "Ëndërroj". Ajo nuk synon
perfekten, sepse këtë do të
ketë kohë ta kërkojë e ta arrijë,
por thjesht kërkon të thotë,
kërkon t‘i dëgjohet zëri, t‘i lexohen
ndjenjat, e të tregojë se cila
është bota e një 11- vjeçareje.
Përmes asaj çka ajo shkruan,
bota është një vend i dashur, me
njerëz të mirë, ku mbizotëron
dashuria, edhe pse ka persona
që vuajnë dhe jetojnë në realitete
të trishta. Libri i parë i
Theodorës është një nga ato libra
që ndoshta mund t‘i shkruajnë të
gjithë moshatarët e saj, por që jo
të gjithë kanë mundësinë dhe
mbi të gjitha dëshirën për të germëzuar
ndjenjat e perceptimet e
para të fillimit të jetës. Ndoshta
vite më vonë, vetë Theodhora,
nëse do të vazhdojë të ndjekë
rrugën e krijimtarisë letrare, do të
përmirësojë vargun, figurat
letrare apo edhe tematikën, por
një gjë ajo nuk do të mund ta
përmirësojë kurrë, pasi nuk ka si
bëhet më e mirë: emocionin dhe
naivitetin e pastër të një riosheje
në hapat e para të jetës. Ato, tek
çdo krijim i parë e fëmijëror, janë
vlera e papërsëritshme, që do të
jenë aty për të përcjellë të njëjtin
emocion, edhe kur fëmijëria të
jetë shndërruar në një kujtim të
largët.
çdo fëmijë i moshës së saj,
ka shumë ëndrra, e mbi të
gjitha sapo ka filluar të ketë edhe
përvojat e para. Dhjetëvjetëshi i
parë i jetës është zakonisht ai
gjatë të cilit një qenie njerëzore
mëson misteret e para të botës që
e rrethon dhe mbi të gjitha, mësohet
të ndjejë dhe të dojë, mëson
atë që i pëlqen dhe atë që nuk i
pëlqen dhe fillon pak nga pak të
përfytyrojë edhe atë çka kërkon
të bëhet kur të rritet. Ka fëmijë që
i kalojnë këto faza të jetës pa
ndonjë dëshirë të veçantë për të
kumtuar ndonjë mesazh, apo për
të thënë diçka, por ka të tjerë që
janë vëzhgues të vëmendshëm, e
njëherazi deklarues të sinqertë e
këmbëngulës të asaj çka përjetojnë
dhe asaj çka i rrethon. 10-
vjeçarët që bëjnë pjesë në këtë
kategori nuk janë të shumtë, por
përmes tyre mësojmë ose më mirë
rikujtojmë ndjesitë që kemi provuar
që fëmijë, si dhe ngazëllehemi
me qashtërsinë dhe
pastërtinë e botës së tyre, e
shprehjeve dhe e idesë që ata
kanë për të bukurën e të mirën, e
cila vihet haptas në kundërshtim
me të shëmtuarën e të keqen. Një
nga këta fëmijë të vëmendshëm
dhe kurajozë, që kanë vendosur
të lënë të shkruara në formë gjurmësh
poetike ndjenjat dhe përjetimet
e tyre, është edhe një
vajzë 11-vjeçare. Ajo quhet
Theodhora Muçollari dhe është
nxënëse në klasën e gjashtë. Një
nga dëshirat e saj është "më
pëlqen të fluturoj/ botën mbarë
të shikoj./ Dua të shkoj sa më
larg/ dhe atje ku shiu s‘lag./ Të
fluturoj mbi oqeane,/ mbi qytete
nëpër mbrëmje./ Të kaloj male e
fusha,/ nëpër qiell gjer tek
arusha./ Kjo është dëshira e një
11-vjeçareje, që në shumë poezi
të vetat, tregon se ka shumë njohuri
për vendin e saj, për hallet e
problemet e njerëzve, për atë që
ka vlerë të përhershme e për
mësimet që na vijnë nga historia,
por që njëkohësisht, me shpirtin
poetik e me vrullin ëndërrimtar,
kërkon të përfshijë gjithë botën
në vështrimin e zemrën e saj. Përpos
këtyre dëshirave "qiellore",
Theodhora shpreh me vargje
edhe dëshira nga ato më të
thjeshtat e njerëzoret, përjetimet
e vajzave të moshës së saj që nisin
nga shprehja e dashurisë për
të afërmit, nga reflektimet për atë
çka mësojnë e lexojnë, e deri te
ndjenja personale për njerëz të
ndryshëm. Vargu i 11-vjeçares
është shumë i thjeshtë. Kur e lexon,
të duket se e ke përballë teksa
të rendit qetësisht atë që përjeton.
Ajo mundohet t‘i japë
mendimit rimë e ta fusë në hullinë
e "rregullit" poetik, por më
shumë vargu i saj i ngjan një fjalie
të bukur, që të përcjell emocion,
por që shpesh të bën edhe të
vësh buzën në gaz me naivitetin
e moshës, me ngjyrat me të cilat
na shfaqet bota e një 11-vjeçareje.
Theodhora vetë e di që nuk
është aspak perfekte në librin e
saj të parë me përmbledhje
poezish "Ëndërroj". Ajo nuk synon
perfekten, sepse këtë do të
ketë kohë ta kërkojë e ta arrijë,
por thjesht kërkon të thotë,
kërkon t‘i dëgjohet zëri, t‘i lexohen
ndjenjat, e të tregojë se cila
është bota e një 11- vjeçareje.
Përmes asaj çka ajo shkruan,
bota është një vend i dashur, me
njerëz të mirë, ku mbizotëron
dashuria, edhe pse ka persona
që vuajnë dhe jetojnë në realitete
të trishta. Libri i parë i
Theodorës është një nga ato libra
që ndoshta mund t‘i shkruajnë të
gjithë moshatarët e saj, por që jo
të gjithë kanë mundësinë dhe
mbi të gjitha dëshirën për të germëzuar
ndjenjat e perceptimet e
para të fillimit të jetës. Ndoshta
vite më vonë, vetë Theodhora,
nëse do të vazhdojë të ndjekë
rrugën e krijimtarisë letrare, do të
përmirësojë vargun, figurat
letrare apo edhe tematikën, por
një gjë ajo nuk do të mund ta
përmirësojë kurrë, pasi nuk ka si
bëhet më e mirë: emocionin dhe
naivitetin e pastër të një riosheje
në hapat e para të jetës. Ato, tek
çdo krijim i parë e fëmijëror, janë
vlera e papërsëritshme, që do të
jenë aty për të përcjellë të njëjtin
emocion, edhe kur fëmijëria të
jetë shndërruar në një kujtim të
largët.