Krishtlindjet, Berisha apelon për mirëkuptim
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjeve. Gjatë një vizite në selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, kryeministri Berisha tha mbas takimit me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse-Autoqefale, Anastasios Janullatos, se “në tërësi kjo është ditë mirëkuptimi dhe unë dua që të bëj apel për mirëkuptim në të gjitha aspektet”, - tha ai. Duke i vlerësuar Krishtlindjet si një ditë të madhe, Berisha bëri urime të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë. “Këtë ditë të lindjes së Krishtit, të lindjes së përjetësisë, të shpresës, forcës së pashtershme shpirtërore të njeriut, uroj të gjithë besimtarët shqiptarë, që kanë në besimin tek Zoti, motivin më të madh të përpjekjeve, të sakrificave, të tyre, për veten, familjen, vendin e shoqërinë në tërësi”, - u shpreh Berisha. Kryeministri pohoi më tej se sot i kremtojmë Krishtlindjet më të lirë se kurrë, i kremtojmë ato me dinjitet më të madh se kurrë. “Kosova u bë e pavarur dhe kemi 1 000 arsye të falënderojmë Zotin për këto Krishtlindje, sepse i festojmë më afër se kurrë në projektet tona të mëdha të integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, - tha ai. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se i festojmë këto Krishtlindje me një rritje ekonomike dyshifrore, e cila në vetvete përfaqëson në realitet levën e Arkimedit për zhvillimin e shpejtë të këtij vendi, përfaqëson kushtin më të madh, rrethanat më pozitive që rinia shqiptare t`i përkushtojë energjitë, gjenitë e veta krijuese, këtij vendi dhe të mos ketë nevojë të largohet në vende të tjera. “Pra edhe një herë le të falënderojmë Zotin në këtë ditë të madhe për të gjitha këto mirësi që kombi pati gjatë këtij viti dhe le të urojmë dhe shpresojmë që viti tjetër të na gjejë edhe më mirë”,- vijoi më tej kryeministri Berisha. Po dje, kreu i Qeverisë shqiptare me bashkëshorten e tij, vizitoi dhe Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u prit nga Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita. Besimet fetare, tha Kryeministri, janë gurrat e mëdha që ushqejnë shpirtin e këtij kombi. “Kombi ka qenë fatlum që ushqehet nga këto besime dhe ka dëshmuar para vetes dhe botës dimensionin madhështor të shpirtit të tij që shprehet me tolerancën e shkëlqyer fetare”, - vlerësoi Kryeministri.
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008