Kristal Center, nga dita e nesërme hapet qendra tregtare që plotëson të gjitha kërkesat
Tiranë - Nga data 24 prill 2008 nis zyrtarisht aktivitetin e saj një prej qendrave më të reja dhe me funksionale tregtare në Shqipëri. Një qytet brenda qytetit, e pozicionuar në një ndër zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, Kristal Center kursen kohën dhe energjitë, duke ju sjellë gjithnjë e më pranë kërkesave dhe nevojave tuaja. E shtrirë në një sipërfaqe 10 500 m2, me një hapësirë komerciale të konceptuar në tri kate, me mbi 60 dyqane, hapësira çlodhëse dhe të gjelbëruara si dhe 400 vende parkimi të brendshëm dhe të jashtëm. Një vizitë në Qendrën Tregtare Kristal do të thotë shumë më tepër se kaq, pasi brenda saj ju siguroni përfitimin maksimal nga një blerje të garantuar nga një emër i besueshëm si Conad, provoni klasin dhe elegancën e kërkuar që ofrojnë markat të njohura veshjesh dy prej te cilave “Euronics” dhe “Upim” hapen për herë të parë në Shqipëri, plotësoni në çdo kohë kërkesat tuaja financiare përmes shërbimeve bankare si dhe shijoni momente plot emocion dhe relaks nën shoqërinë e prodhimeve më të spikatura kinematografike në 2 salla kinemaje me një kapacitet prej 200 vendesh, çdo gjë për ju, sepse Kristal Center ka menduar për gjithçka. Jo vetëm një qendër tregtare për komunitetin rreth saj, por edhe një kompleks modern banimi me hapësira pa fund çlodhjeje dhe gjelbërimi përreth tij, në mes të një
24 Prill 2008