E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristian Bitri, fiton 1.750 euro

 

Emocione e fitues në takimin e mbrëmshëm në kuiz-spektaklin “Kush do të bëhet Milioner”, i cili vijon të shfaqen në tv “Alsat”. Nën moton se “në jetë njeriu pëson ndryshime, por ndryshimi më i madh vjen nëse jeni pjesëmarrës në kuizin “Kush do të bëhet milioner”, nisi edhe gara e mbrëmshme. Mbizotëruan përfaqësues nga dy kryeqytetet shqiptare, me kandidatët e tyre: Shpend Shabani, Ismail Gagica e Valton Beqiri nga Prishtina dhe Kristian Bitri, Andi Shtylla e Engjëll Mollsi nga Tirana. Përmes kuizit më të famshëm në botë, këtë radhë mësuam më shumë mbi letërsinë, diplomacinë, mitologjinë, historinë, mjekësinë, kinematografinë, artet, gjeografinë, etj., e në veçanti për kryeministrat shqiptarë, për këngëtarë, për qytetet shqiptare, për krijues e artistë jo vetëm shqiptarë, etj. Mbi të cilët kemi pasur shumë pikëpyetje. Mësuam mbrëmë se shkrimtari i njohur Esad Mekuli ka studiuar veterinari, se ç’është e-maili, se kë kishte për sfidë Mickey Mouse, se ku lindi Ibrahim Kodra, etj. Spektakli më standard në trojet shqiptare vazhdon, në fillim me fatin e keq, por për “ta ndrequr” në fund, sepse siç thotë moderatori Veton Ibrahimi “nuk ishin keq, nuk kishin fat”, që gjithsesi “kush guxon gjithmonë fiton”. Andi Shtylla nga Tirana, sportist e me hobin e tij kinematografinë, nuk e ndihmojnë as publiku, as shoqja e tij. Dukë lënë anash kandidatin nga emisioni i pestë Andi Shtylla në gjithë këtë odiseadë doli si më i pafat. Ai edhe përkundër që shfrytëzojë të tri ndihmat nuk mundi të arrijë dot në shumën e parë kështu që rregullat i përcaktojnë eliminimin. Si për ta ndrequr konkurrimin kandidati tjetër i dha jetë më tej kuizit për të bërë përpjekje te caku. Kristian Bitri, edhe pse me punë shpërndarës cigaresh, na dha emocione të veçanta duke na dhënë njohuri të tjera në fusha të ndryshme të dijes. Dhe ai do fitojë mbi dhjetë paga mesatare, pra plot 1. 750 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›