E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo, aksident me Ferrarin



Kristiano Ronaldo mbeti i padëmtuar nga një aksident rrugor pranë një tuneli të Aeroportit të Mançesterit. “Agjentët konstatuan që një Ferrari ishte përplasur kundër një muri. Shoferi nuk pati asnjë dëmtim”, - shkruhej në komunikatën e policisë. Nuk u dhanë detaje të tjera, por, sipas “BBC”-së, vetura e “Topit të artë 2008” ishte shkatërruar plotësisht. Vlera e Ferrarit të Kristiano Ronaldos ishte 100 mijë sterlina (rreth 157 milionë lekë të vjetra shqiptare). Pas aksidentit, Ronaldo u testua nga policia për përdorim të mundshëm të alkoolit, por rezultati ishte negativ. Ronaldo shkoi me autobus në stërvitjen me Mançesterin.

Balak, pranë largimit nga Çelsi

Kontrata skadon në muajin qershor, por akordi i Mikael Balak me Çelsin ende nuk është rinovuar. Blutë, në kuadër të një politike më të shtrënguar financiare, i kanë kërkuar mesfushorit gjerman një reduktim të dukshëm të pagës, që aktualisht është 7 milionë euro në sezon. Balak u bashkua me londinezët dy vjet e gjysmë më parë dhe tashmë 32 vjeç ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë në “Stamford Brixh”, por në këmbim kërkon një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2011.

9 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›