Kristiano Ronaldo, gati për rinovimin faraonik me Junajted
Dhjetë milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme. Kjo është shifra që do të fitojë Kristiano Ronaldo, i cili është fare pranë nënshkrimit të një kontrate (të re) faraonike me Mançester Junajted. Aktualisht, mesfushori portugez ka kontratë që e lidh me "Red Devils" deri në vitin 2012. Sipas tabloidit, "The Sun", të dyja palët kanë shprehur vullnet për të shtyrë "bashkëjetesën" deri në vitin 2013. Tekniku Sër Aleks Ferguson synon të "blindojë" yllin e tij, për të evituar ndonjë sulm të mundshëm të klubeve të tjera të mëdha në kontinent, mbi të gjitha të Realit të Madridit, që ndjekin me vëmendje çdo zhvillim rreth lojtarit. Rinovimi pritet të formalizohet përpara fillimit të "Euro 2008" në Austri dhe Zvicër, që starton më 7 qershor.
Momentalisht Kristiano Ronaldo përfiton 100 mijë paund në javë, ndërsa me kontratën e re ai do të marrë 150 mijë paund. Afro 190 mijë euro për shtatë ditë, për një shumë totale që shkon në 10 milionë euro në sezon. "Do të jetë kontrata më e madhe në historinë e klubit. Gjithsesi, duke parë rendimentin e mesfushorit portugez në dy vitet e fundit, është e lehtë të kuptohet arsyeja", ka shpjeguar për gazetën britanike një burim pranë klubit. Në këtë sezon, Ronaldo ka realizuar 37 gola, duke u bërë lojtari kryesor i Mançesterit si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Ai është favoriti kryesor për të fituar çmimin si "Lojtari më i Mirë i Vitit" në Angli. Vlerësimet do të jenë edhe më të mëdha në skuadër dhe Ferguson do ta mbyllë vitin në mënyrë triumfuese: koleksionit të lojtarit mund t‘i shtohet edhe "Topi i Artë" dhe "Lojtari më i Mirë FIFA". "Nuk ka asnjë dyshim, ka shpjeguar burimi anonim, që Kristiano është lojtari më i mirë në botë. Drejtuesit e klubit duan të jenë të sigurt se ai është i lumtur te Junajted. Për të ekziston vetëm një vend, ‘Olld Traford‘". Në këtë mënyrë, portugezi do të bëhet lojtari më i paguar në Premiership. Sapo të hedhë firmën në kontratë, ai do të kalojë yjet e Çelsit: Mikael Balak dhe Andrij Shevçenko, të cilët përfitojnë nga 130 mijë paund në javë, 10 mijë më shumë se Xhon Terri dhe Frenk Lampard. Ndërkohë, te Mançesteri do të thyhet rekordi i mbajtur nga Uein Runi, i cili përfiton 112 mijë paund çdo javë.
Lajmi ka gëzuar pa masë teknikun Aleks Ferguson, vetëm pak orë përpara përballjes që vlen titullin kampion me Arsenalin. Kjo edhe për faktin se në merkaton e verës, nga kryeqyteti spanjoll ishte parashikuar të vinte një superofertë për Kristiano Ronaldon, ndërsa edhe Barcelona e Interi kanë menduar të fillojnë bisedimet për lojtarin. Pak ditë më parë, drejtori teknik i madrilenëve, Predrak Mijatoviç, kishte zhvilluar një takim me menaxherin e lojtarit, Horge Mendez, të cilit i kishte konfirmuar objektivin për të blerë Ronaldon. Por, përgjigjja ishte e qartë, "lojtari dëshiron të qëndrojë te Mançesteri".