Lars Bender, një sfidë e fituar brenda familjes!
Larsi fitoi duelin me binjakun e tij Sven për një vend në ekipin e Lëvit. Në ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës debutoi si titullar duke shënuar golin e fitores
Kur Joakim Lëv, në kampin përgatitor para Europianit në Francë, u gjend përballë binjakëve Bender për të parën herë së bashku në përfaqësuese, e vendosin njërin prej tyre në krahun e djathtë për ti dalluar.
Përndryshe, me të njëjtin rol dhe me të njëjtën fanellën si mund ti dallonte trajneri? Por jo të gjitha historitë që qarkullojnë në media mund të jenë të vërteta, por kjo është diçka që ka bazë.
Identikë – Njëri prej dy binjakëve, Lars, është më i nxirë nga dielli për shkak të pranisë së tij në kampin e parë përgatitore në Sardenjë, kurse Sven ka ardhur më pas, për shkak se ka luajtur në finalen e Kupës së Gjermanisë për Borusian e Dortmundit.
Lars mbeti në përfaqësuese, kurse Sven jo: duke qenë se luajnë në të njëjtin rol, atë të mesfushorit, si rezerva të Bastian Shvajnshtaigerit dhe Sami Khedirës- njëri prej tyre shkoi në shtëpi dhe tjetri mbeti, por falë vendimit të Lëvit për ta provuar si mesfushor i djathtë, jo vetëm për ta dalluar nga i vëllai, por sepse në atë rol do të ishte i vlefshëm për skuadrën.
Në atë repart, Lars debutoi në përfaqësuese kundër Danimarkës dhe madje shënoi edhe golin e dytë, që i dha fitoren Gjermanisë.
Unë jam unë- Një ditë trajneri u tha gazetarëve se kishte provuar Svenin në krah të djathtë, kur ndërkohë isha unë. Ndoshta nuk e dinte, por tani më duket më i sigurt sepse më njeh, ka bërë shaka Bender.
Lars, 23 vjeç, ka qetësuar 27,6 milionë gjermanë para televizorëve dhe u ka siguruar shokëve të skuadrës një premio me vlerë 50 mijë euro për kalimin e turit. Por përveç kësaj ka gjetur edhe rol të ri: elasticiteti është çelësi i së ardhmes, thonë menaxherët e firmave.
Kjo hapësirë më mundësoi të debutoj si titullar dhe të shënoj: është ndeshja ime e paharruar, por ia kam thënë edhe trajnerit tim te Leverkuseni. Jam mesfushor qendre, mos ti shkojë ndër mend të më spostojë, le të blejë një tjetër lojtar.
Arbitri hutohet Dy binjakë për Gjermaninë, ka pasur vetëm një precedent, në sezonin ’73-74 me Helmut dhe Ervin Kremers. Edhe Sven do të kthehet, pas Europianit, pasi ka fituar dy kampionate dhe një kupë me Borusian, është pjesë e grupit më të madh të Lëvit, i cili do tu veshë edhe fanella të ndryshme binjakëve për të mos i ngatërruar.
Kështu bëri një arbitër, kur kjo dyshe luante së bashku me ekipin e të rinjve. Faullin e bëri Lars, kartonin e mori Sven: dy vëllezërit shpjegojnë situatën dhe arbitri nuk u beson syve. Kur Sven bëri faullin e tij të parë, mori tjetër karton të verdhë dhe doli nga loja.
