E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristo në Këshillin Kushtetues Francez

 

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vladimir Kristo, mori pjesë në festimet e 50-vjetorit të krijimit të Këshillit Kushtetues francez. Kristo ishte atje me ftesë të homologut të tij, Zhan-Lui Debre, kryetar i Këshillit Kushtetues të Republikës Franceze. Ditën e parë të Konferencës, organizuar me ketë rast, përshëndeti Presidenti francez Nikola Sarkozi, i cili në fjalën e tij vlerësoi si të domosdoshëm zhvillimin e mëtejshëm të drejtësisë kushtetuese dhe ndërsa mbështeti zhvillimin e mëtejshëm të drejtësisë kushtetuese dhe nevojën e implementimit të të drejtës ndërkombëtare në të, evokoi një aspekt krejtësisht të ri të reformës kushtetuese të kohëve të fundit, duke theksuar se "kjo reformë... u lejon shtetasve të kundërshtojnë në rrugë incidentale kushtetutshmërinë e ligjit para Këshillit Kushtetues...". Gjatë ditëve të qëndrimit në Francë, Kristo u takua dhe me Kryetarin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Jan Paul Kosta, me Sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit të Venecias, Gianni Bukikio, si dhe me homologët e tij evropianë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›