Kriteret, debat në Presidencë
Përcaktimi i qartë se çfarë është "jurist i shquar", ka shkaktuar debate në mbledhjen e djeshme të grupit të punës të ngritur në Presidencë për kriteret për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.
ADI SHKEMBI
Në një mbledhje maratonë, anëtarët e grupit të punës, të cilin dje e ka drejtuar këshilltari ligjor i Presidentit, Artur Metani, nuk është arritur konsensusi lidhur me përcaktimin e një termi, i cili është edhe një prej kushteve favorizuese për kandidatët. Burimet bëjnë të ditur se pas mosgjetjes së një përcaktimi të saktë pikërisht për këtë term, është marrë vendim që grupi i punës të ndahet në dy grupe, të cilët në mënyrë individuale do të përcaktojnë kriteret për kandidatët si dhe do të qartësojnë termin "jurist i shquar". Ndërkohë në mbledhjen e djeshme janë marrë në shqyrtim edhe kriteret e përcaktuara nga Partia Demokratike, që kanë të bëjnë pikërisht me mospërfshirjen e gjyqtarëve në procese politike, apo të mos kenë dhënë vendime në konflikt interesi. Por, sipas burimeve, kriteret e paraqitura nga PD-ja janë shtyrë për t'u marrë në shqyrtim ditën e hënë, kur skadon edhe afati për partitë për të paraqitur sugjerimet e tyre. Ndërkohë bëhet e ditur se në listën e 110 aplikuesve janë edhe pesë emrat që u rrëzuan pak javë më parë nga Kuvendi, për shkak se, sipas legjislativit, Presidenti nuk ishte konsultuar paraprakisht.
Mbledhja
Drejtoria e Informimit Publik të Institucionit të Presidencës bëri dje të ditur se në mbledhjen, e cila pritej të ishte edhe më e rëndësishmja për sa i përket kandidaturave, grupi i punës po shqyrton dhe diskuton mbi kriteret ligjore dhe standardet e tjera profesionale, në bazë të të cilave Presidenti i Republikës do të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. "Grupi i punës administroi sugjerimet e ardhura nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe është në pritje deri ditën e hënë, më 30 qershor 2008, të propozimeve mbi standardet dhe kriteret, veç atyre ligjore, nga gjitha partitë politike parlamentare. Pas ditës së hënë, grupi i punës do të diskutojë në mënyrë integrale standardet dhe kriteret e propozuara e të sugjeruara, për t'i paraqitur më pas Presidentit të Republikës një material përfundimtar", thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Grupi i punës, pas marrjes edhe të kritereve të propozuara prej partive, do të dërgojë në tryezën e Presidentit Topi një listë me 10-20 dosje, të cilat do të jenë edhe më të pranueshmet për sa i përket kritereve që përmbushin. Pas përzgjedhjes nga ana e kreut të shtetit të pesë emrave për anëtarë të Gjykatës së Lartë, do të ndiqet e njëjta procedurë si më parë, ku paraprakisht do të hartohet një raport i Komisionit të Ligjeve dhe në varësi të hyrjes në fuqi të ndryshimeve të rregullores së Kuvendit do të zhvillohet edhe një seancë dëgjimore me kandidatë, përpara se ata t'i nënshtrohen votimit në Kuvend.
Kandidatët që kanë aplikuar
Bashkim Çami
Bujar Sheshi
Arben Qeleshi
Valentina Teodoresku
Vexhi Muçmata
Marenglen Rrapi
Sinan Tafaj
Violanda Theodhori
(Donato)
Valentina Sadiraj
Agron Cami
Zamir Moçka (Stefani)
Agron Zhukri
Fatos Dervishi
Zef Nikaj
Përparim Sanxhaku
Dalip Bushi
Besnik Çollaku
Altina Xhoxhaj
Mimoza Arbi
Mariana Shegani (Dedi)
Roland Mici
Arben Ristani
Aleksandër Muskaj
Zamir Poda
Guxim Zenelaj
Lefter Jahaj
Arjana Fullani
Agim Bendo
Arben Rakipi
Hysni Demiraj
Burham Malevi
Artan Zeneli
Kristaq Traja
Neshat Fana
Vangjel Kallço
Andi Çeliku
Kristofer Peçi
Pranvera Strakosha
Gjovalin Përnoca
Artur Selmani
Evelina Qirjako
Fiqrete Mullaj
Fatmira Luli (Bileri)
Skënder Demiraj
Gjet Kola
Elida Take
Petraq Çurri
Medi Bici
Pajtim Hoxha
Ilir Shurdhi
Rexhep Bekteshi