E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriteret e financimeve për partitë

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disa ditë më parë votoi udhëzimin për mënyrën e deklarimit të fondeve apo donacioneve në adresë të partive politike në këtë fushatë. KQZ-ja miratoi dy modele, një për regjistrin e donacioneve, ndërsa tjetri përmbante deklaratën individuale të dhuruesit, ku përcaktohej edhe rasti kur mund të kontribuonte. Mbi bazën e vendimit të KQZ-së, asnjë person që ka përfituar tendera nga qeveria, apo ka marrë koncesione, apo tendera nga ana e pushtetit vendor, nuk mund të japë dhurime në llogarinë bankare të partive politike. Gjithashtu nga donacionet përjashtoheshin edhe pronarët e mediave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›