Rama: Ministri për zhvillimin e rrethinave
15/06/2009 Zonat informate, pjesë e axhendës së takimeve elektorale të PS-së
“Fond të veçantë për të transformuar infrastrukturën fizike e sociale të këtyre zonave”
Zonat informale, pjesë e kryeqytetit shqiptar, ishin dje në qendër të turit të kreut socialist, Edi Rama. Madje, i cilësuar si një tur derë më derë, kreu Rama preferoi që gjatë ditës së djeshme të rezervonte takime si në Bathore, ashtu dhe në rrethinat që përfshin njësia numër 8 dhe 9. Kështu, së bashku me disa nga kandidatët për deputetë për qarkun e Tiranës, kryetari i PS-së zgjodhi që gjatë takimeve të ndryshme, të bënte me dije në mënyrë të drejtpërdrejtë premtimet e qeverisjes socialiste, me ardhjen në pushtet në rast fitoreje, lidhur me legalizimet e ndërtimeve pa leje. Kësisoj, duke u ndalur në vizionin që ka PS-ja, jo vetëm për legalizimin e ndërtimeve aty, Rama vuri në dukje faktin se kjo parti do të shkojë më tej duke ngritur Komitetin e Zhvillimit të Rrethinave. “Ne do të ndërtojmë një politikë të re për rrethinat, do të ngremë një komitet shtetëror për zhvillimin e rrethinave, në rang ministrie, që do ta shoh këtë pjesë të komunitetit tonë dhe do t’i shoh të gjitha rrethinat e ndërtuara, me mundin e të ardhurve nga zonat e varfra të Shqipërisë, jo vetëm rreth Tiranës, por edhe Durrësit dhe qyteteve të tjera, jo vetëm si një proces legalizimi, sepse ky është vetëm hap i parë, por edhe si një proces integrimi urban”, vlerësoi Rama, gjatë fjalës së tij. Madje, duke i mëshuar zgjidhjes së një çështjeje të tillë, kreu socialist. Premtoi se “do të ngremë edhe një fond të veçantë për të transformuar infrastrukturën e këtyre zonave, jo vetëm infrastrukturën fizike, që ka të bëj me rrugët, kanalizimet, ujësjellësit, por edhe me infrastrukturën sociale, si çerdhet, kopshtet, shkollat, madje edhe hapësirat e përbashkëta sportive e kulturore dhe ky nuk është një premtim, ky është një angazhim, nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveç rrugës së realizmit të të gjitha këtyre pasurive”. Në këtë tur derë më derë Rama nuk harroi kundërvënien ndaj kundërshtarit të tij politik, duke rikujtuar premtimin e pambajtur për këta banorë të ardhur nga rrethe të ndryshme për legalizim që në vitin e parë të qeverisjes, premtim i cili është edhe pak ditë larg mbylljes së mandatit qeverisës ende i parealizuar. “Sali Berisha rishfaqet për të bërë të njëjtin premtim të 18 viteve, ndërkohë që kishte 4 vjet në dispozicion për t’i legalizuar shtëpitë e ngritura me gjak në rrethinat e Tiranës dhe qyteteve të mëdha të Shqipërisë, gjë që e premtoi se do ta bënte qysh në vitin e parë të qeverisjes”, u shpreh Rama.
Kritika
Kreu i PS-së, Edi Rama, ndalur në premtimin e ardhur nga qeveria “Berisha” për legalizimin e zonave informale që në mandatin e parë qeverisës u shpreh se “Berisha jo vetëm nuk i ka legalizuar, jo vetëm e ka shkelur këtë premtim, por është shfaqur me një rënie të re, me letrat me vlerë, ndërkohë që shqiptarët e dinë fatin e letrave me vlerë, të gjithë e dinë se çfarë kanë pësuar me këto letra me vlerë dhe të gjithë e dinë, se tani është koha për ta mbyllur këtë faqe të historisë 18-vjeçare të premtimeve e zhgënjimeve”.
Synimi
“Duke bërë legalizimin, ne jo vetëm do t’ju japim mundësinë që këtë pasuri të patundshme ta keni të legalizuar dhe ju të mund të merrni kredi nëpër banka për të hapur një biznes të vogël, për të mbështetur studimet e fëmijëve tuaj, por në të njëjtën kohë do të rritim në mënyrë të menjëhershme dhe shumë të ndjeshme edhe vlerën e qytetit tonë, vlerën e kapitaleve të qytetit tonë, do të rritim fuqinë ekonomike të qytetit tonë, do të rritim lëvizjen e kapitaleve”, deklaroi Rama, lidhur me atë çfarë synon PS mbi këtë çështje.
Premtimi
Gjatë bisedave të tij me banorë të zonave informale, ashtu si në çdo takim Rama edhe në këtë tur derë me derë ka premtuar se qeveria e tij do të jetë pranë njerëzve, ashtu siç ka qenë opozita e tij. “Kështu do të bëjmë edhe nesër në qeverisje, do të vij përsëri këtu, si kryeministër i vendit, për t’ju dhënë mundësinë që të keni në krah shtetin, që të keni në krah qeverinë, që të keni në krah ata që ju qeverisin, të cilët do të jenë më shumë se asnjëherë tjetër shërbëtorët tuaj”, vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij në këto takime.