Kriteret për maturantët nga jashtë
• Maturantët, që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe nuk kanë dhënë provime ekuivalente me ato të Maturës Shtetërore duhet t'i nënshtrohen provimeve me zgjedhje për t'u pranuar në universitetet tona.zirina llambroMinistria e Arsimit ka përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë këta nxënës për të nisur arsimin e lartë në Shqipëri. Sipas rregullores së hartuar për provimet e këtij viti, do të jetë një komision i posaçëm që do të shqyrtojë kërkesat e tyre. "Komisioni, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore, përcakton mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur nëse provimet e dhëna që figurojnë në këtë dëftesë janë ekuivalente me Maturën Shtetërore", thuhet në rregullore. Sipas saj, për nxënësit për të cilët vlerësohet se dokumentet shkollore nuk dëshmojnë për dhënien e provimeve ekuivalente me Maturën Shtetërore, komisioni përllogarit notën mesatare të viteve të shkollimit dhe notat e provimeve të detyruara D1 dhe D2. "Këto nota komisioni ia përcjell zyrtarisht KMSH-së DAR/ZA-ve, ku nxënësi ka vendbanimin, deri në datën 30 prill 2007. Shkolla ku kandidati do të kryejë provimet me zgjedhje dhe ku do të plotësojë formularët A1 dhe A2, caktohet nga drejtoritë rajonale dhe komisionit të Maturës Shtetërore ku banon nxënësi. Formularët A1 kanë afat për t'u plotësuar nga aplikantët, brenda datës 10 mars ndërsa A2, deri në 30 qershor nga nxënësit. Më pas nga drejtuesit e shkollës të dhënat dërgohen zyrtarisht si edhe në formë elektronike në AVA, brenda datës 5 maj. Sipas MASH-it, maturantët që mbarojnë jashtë duhet të respektojnë afatet e vendosura prej saj. Për të aplikuar ata duhet të kenë me vete: kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike në Shqipëri, dëftesën origjinale me notat e mbarimit të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara, si dhe pasaportën ose certifikatën e lindjes. Kjo e fundit duhet të jetë me fotografi. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 15 prill. Ndërkaq javën që vjen në shkolla do të shpërndahen edhe programet orientuese për provimet e maturës. Me anë të tyre maturantët do të kenë mundësi të përgatiten. Këto programe përmbajnë rreth 40-50% të orëve mësimore të të gjitha viteve. Mbi bazën e programeve do të hartohen edhe testet nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve. Por edhe pse në to gjithçka është më e përmbledhur, Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje gjimnazistëve që të përqendrohen në tërësinë e lëndëve.Dokumentet dhe afatet1. Kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike.2. Dëftesën origjinale me notat e mbarimit të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara.3. Pasaportë ose certifikatë lindjeje me fotografi.4. Paraqitja e dokumenteve bëhet nga data 1 deri 15 prill 2008.5. Maturantët duhet të plotësojnë formularin A1 brenda datës 10 mars.6. Duhet të plotësojnë formularin A2 brenda datës 30 qershor.7. Formularët e plotësuara do të dorëzohen në shkolla.8. Drejtoria Rajonale dhe komisioni i Maturës Shtetërore cakton shkollën ku do të japë provimet dhe do të dorëzojë formularët aplikanti.9. Drejtuesit e shkollës dërgojnë zyrtarisht të dhënat e maturantëve dhe formularët e plotësuar në AVA, brenda datës 5 maj.Komisioni i maturësDrejtorët e drejtorive arsimore rajonale dhe anëtarët e komisioneve të Maturës Shtetërore, me caktimin në detyra që lidhen me procesin e provimeve, janë të detyruar të pranojnë, me anë të një deklarate, që nuk kanë fëmijë, nipër/mbesa, maturantë të përfshirë në provimet e maturës në njësinë ku ushtrojnë funksione që lidhen me realizimin e provimeve të kësaj mature.Ripërsëritja e provimeveSipas rregullores, nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006 dhe 2006-2007 dhanë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e shkollave të larta publike, për t'u regjistruar në këto shkolla këtë vit duhet të rijapin provimet me zgjedhje, pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë KMSH-së të DAR/ZA përkatëse, duke paraqitur dëftesën origjinale të pjekurisë.