E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriteret për një bursë në Poloni

Dokumentacioni dhe kërkesa që duhen dorëzuar për aplikimin dhe procedurat e konkurrimit

Ministria e Arsimit ka njoftuar zyrtarisht se ofrohen plot 12 të drejta studimi për edukim universitar dhe pasuniversitar në Poloni, për vitin akademik 2010-2011. Në kuadër të “Programit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Polonisë”, Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Polonisë ofron 12 të drejta studimi për studime universitare dhe pasuniversitare në universitetet publike të Polonisë, për vitin akademik 2010-2011.

Aplikantët fitues për studime universitare do t’i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës polake, i cili fillon në shtator 2010, ndërsa aplikantët për studime pasuniversitare duhet ta njohin gjuhën polake. Ata duhet t’i mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit për në Poloni, si dhe shpenzimet e ushqimit dhe të akomodimit, të cilat shkojnë afërsisht 350 € në muaj. Pala polake merr përsipër tarifën e shkollimit dhe mundësinë për akomodimin dhe ushqimin me pagesë në konviktet dhe mensat e studentëve. Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit është data 11 qershor 2010. Të interesuarit për këto të drejta studimi duhet të paraqesin pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Arsimit dokumentet e nevojshme. Konkretisht për studime universitare nevojitet kërkesa për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë. Kërkohet si pjesë e dokumentacionit vërtetim i notave për tre vitet e para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga drejtoria ose zyra arsimore e rrethit përkatës, raportin mjekësor për aftësi studimi, po ashtu nevojitet certifikata e lindjes ose fotokopjen e kartës së identitetit, si dhe 4 fotografi. Ndërkohë që për studime pasuniversitare lipset kërkesa për studime pasuniversitare, fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë, lista e notave, CV, dy letra rekomandimi, programi i studimit. Sipas Ministrisë së Arsimit, kërkohet si pjesë e procedurave raporti mjekësor për aftësi studimi, fotokopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës, si dhe 4 fotografi.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›