E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: Koalicioni i ri opozitar kundër monopolit të sotëm

• Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi, tha dje se koalicioni i ri i iniciuar nga kjo forcë politike nuk do të funksionojë nën diktatin e "njëshit" dhe "më të madhit"."Në koalicionin tonë gjërat nuk do të funksionojnë si në koalicionin e vjetër, ku vullneti i 'njëshit', i të madhit, shkelte mbi interesat e përbashkëta, kur donte i 'madhi' nuk thërriste, injoronte tryezën e partive të koalicionit të majtë, që është një koalicion që lind nga një situatë konkrete dhe kjo ofron shumë mundësi zhvillimi në të ardhmen, duke pas parasysh edhe zhvillimet e fundit politike", tha Xhufi. Sipas nënkryetarit të LSI-së, koalicioni i ri i së majtës i jep një shans të majtës dhe synon të korrigjojë gabimet e koalicioni ekzistues nën drejtimin e PS-së. "Ne i japim një shans të majtës. Duam të ndreqim sigurisht atë që po prish lidershipi i PS-së", tha Xhufi. Sipas tij, "në këtë grupim do të ketë vend për forcat politike dhe individët e së majtës që gjejnë veten në programin e tij". "Krijimi i koalicionit, tha ai, do të shërbejë për të zbehur edhe monopolizimin e jetës politike nga dy partitë kryesore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›