Raporti, Shqipëria progres drejt BE
• Shqipëria ka bërë progres në reforma dhe është duke u afruar me standardet evropiane, por zgjedhjet e lira, forcimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit mbeten çështje kyçe.ADI SHKEMBIKomisioni Evropian ka bërë publike dje raportin për Ballkanin Perëndimor, ku analizohet e gjithë ecuria e vendeve të rajonit. "Shqipëria ka bërë progres në reforma dhe është afruar drejt standardeve evropiane. Ajo po zbaton mirë marrëveshjen e anëtarësimit sipas MSA-së dhe po zhvillohet në një kohë rekord. Shqipëria ka mbajtur një pozicion të balancuar në çështjen e Kosovës dhe ka kontribuar në stabilitetin rajonal. Liderët politikë në Shqipëri kanë kërkuar bashkëpunim konstruktiv në reformat kryesore", theksohet në raportin e Komisionit Evropian. sipas këtij dokumenti të bërë publik dje në Bruksel, reforma elektorale, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2009, forcimi i shtetit ligjor, reforma në sistemin e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë themelore. Një atmosferë më e mirë në Parlament do të ndikonte në ecjen përpara për çështje të tilla, bëhet më tej e ditur në raport. Në pjesën e dokumentit ku janë të renditura konkluzionet për të gjitha vendet e rajonit, për Shqipërinë vendosen edhe kushtet për afrimin e mëtejshëm të vendit me BE-në. "Progresi i mëtejshëm i Shqipërisë drejt BE-së varet në veçanti nga zbatimi i MSA-së, duke siguruar se zgjedhjet e ardhshme do të përmbushin standardet ndërkombëtare dhe shteti ligjor do të forcohet duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar", theksohet më tej në raport. Liberalizimi i vizaveTre muaj pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së lehtësimit të regjimit të vizave, Bashkimi Evropian dhe Shqipëria do të nisin negociatat për një marrëveshje të re, e cila do të mundësojë liberalizim të plotë të vizave. Nisjen e bisedimeve mes Brukselit dhe Tiranës do ta bëjë zv.presidenti i KE-së, Franco Frattini i cili do të vijë nesër në Shqipëri. Në prag të kësaj vizite Fratini është shprehur se: "Vij personalisht në Tiranë për t'u sjellë qytetarëve shqiptarë një mesazh politik të fortë e pozitiv nga Bashkimi Evropian, duke nisur dialogun për liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe vendit të tyre. Ky proces synon të arrijë një qëllim të përbashkët që është lëvizja e lirë e qytetarëve. Për më tepër, ky dialog do të nxisë promovimin e lëvizjes së njerëzve mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor si një element kyç drejt një bashkëpunimi më të ngushtë me vendet e rajonit".Raporti i KE• Gjatë dy viteve të fundit vendet e Ballkanit Perëndimor janë afruar më shumë drejt BE. Kjo reflekton progres, aftësi dhe përpjekje më të mëdha për të zbatuar kriteret dhe kushtet e reformave. Hapa të rëndësishëm janë bërë drejt bashkëpunimit rajonal. Gjithsesi vendet tona partnere po përballen me sfida të reja për vitin 2008, që kanë të bëjnë me zbatimin e reformave, sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien. • Shqipëria ka bërë progres në reforma dhe është afruar drejt standardeve evropiane. Ajo po zbaton mirë marrëveshjen e anëtarësimit sipas MSA-së dhe po zhvillohet në një kohë rekord. Shqipëria ka mbajtur një pozicion të balancuar në çështjen e Kosovës dhe ka kontribuar në stabilitetin rajonal. • Liderët politikë në Shqipëri kanë kërkuar bashkëpunim konstruktiv në reformat kryesore. Reforma elektorale, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2009, forcimi i shtetit ligjor, reforma në sistemin e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë themelore. Një atmosferë më e mirë në Parlament do të ndikonte në ecjen përpara për çështje të tilla. • Shqipëria do të zhvillojë më tej marrëdhëniet e saj me BE, duke u përpjekur të zbatojë në nivel të lartë MSA-në, duke u siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe duke forcuar shtetin ligjor. Përmirësimi i klimës së biznesit dhe konkurrenca në ekonomi do të jenë gjithashtu të rëndësishme. • E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së. BE thekson rëndësinë e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në këtë pjesë të Evropës dhe mirëpret të gjitha përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t'u bërë pjesë e Unionit duke respektuar kushtet e nevojshme. • Progresi i mëtejshëm i Shqipërisë drejt BE-së varet në veçanti nga zbatimi i MSA-së, duke siguruar se zgjedhjet e ardhshme do të përmbushin standardet ndërkombëtare dhe shteti ligjor do të forcohet duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.Bursat"KE do të rrisë më tej numrin e bursave që u jepen studentëve nga Ballkani Perëndimor që studiojnë në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian mbështet zhvillimin e shoqërisë civile dhe dialogu me të do të rritet ndjeshëm. Më shumë programe të Bashkimit Evropian dhe agjencive të tij do të hapen për vendet e Ballkanit Perëndimor", thuhet në komunikatë.Oli RehnDuke bërë të ditur raportin e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, komisioneri për Zgjerimin Oli Rehn ka bërë të ditur se Shqipëria duhet të vazhdojë akoma punën me reformat. "Komisioni është preciz me vendet kandidate si Maqedonia, ndërkohë që Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për zbatimin e reformave", deklaroi Rehn.Negociatat Frattini-BerishaZv.presidenti Frattini do të vijë në Tiranë për të nisur dialogun për regjimin e udhëtimit pa viza me Shqipërinë. Ky dialog do të hapet nga pala shqiptare nga Kryeministri Sali Berisha. Gjatë vizitës së tij të shkurtër, zv.presidenti Frattini do të takohet gjithashtu me Presidentin Bamir Topi dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Qëllimi i dialogut është t'u japë sinjale të qarta autoriteteve shqiptare për masat që duhet marrë për të siguruar lëvizjen pa viza për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Hapja e negociatave për liberalizimin e vizave, vjen pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për lehtësimin e regjimit të vizave mes vendeve të BE-së dhe Shqipërisë.