E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika Greqisë për emigrantët

 

Organizata ndërkombëtare “Human Rights Uatch” i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të nxisë qeverinë e re të Greqisë që të ndalojë “trajtimin abuziv të imigrantëve”. Në një raport të grupit të të drejtave të drejtave të njeriut, emigrantët në Greqi, përfshirë edhe fëmijët që mbërrijnë pa prindër në këtë vend, kapen dhe çohen në burg dhe shpesh detyrohen të kalojnë kufirin për në Turqi. Në raport thuhet se policia krijon pengesa për imigrantët që aplikojnë për azil dhe refuzon kërkesat e kërkuesve të azilit për seanca të drejta dëgjimore. Raporti erdhi pas denoncimit të koalicionit të së majtës radikale “Antarsya”, për vdekjen e një të riu emigrant pakistanez disa ditë më parë. Mohammad Atif Kamran u ndalua nga policia e Athinës më 26 shtator, ai u dhunua me torturua dhe goditje elektrike, ndërsa qëndronte i lidhur këmbë e duar, thuhej në denoncim. Numri më i madh i emigrantëve në Greqi është ai i shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›