E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama, 13 mijë trupa fshehtas në Afganistan

 

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka autorizuar dërgimin në Afganistan të 13 mijë forcave, pjesa më e madhe forca mbështetëse, përveç 21 mijë trupave, dërgimi i të cilëve ishte njoftuar që në muajin shkurt pak pas zgjedhjes së tij president. Prestigjiozja amerikane “Uashington Post” ka cituar në këtë lajm burime të Departamentit të Mbrojtjes, që precizojnë se vendimi nuk është bërë publik. Sipas gazetës, po procedohet me shpërnguljen e trupave. Mes tyre janë inxhinierë, personel  mjekësor, ekspertë të shërbimeve sekrete dhe polici ushtarake. Një përgjegjës i Pentagonit tha për “Uashington Post” se, “Obama ka firmosur edhe dërgimin e 13 mijë trupave, por vetëm 21 mijë janë bërë publike”. Gazeta kujton se as në administratën Bush nuk njoftohej dërgimi i trupave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›