E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kthimi i pavarësisë, iluzion”

 

“Përpjekja e Serbisë për të kthyer prapa pavarësinë e Kosovës është thjesht një iluzion. Kjo është çështje e mbyllur përgjithmonë”, tha për RTK-në eurodeputeti gjerman, Bernd Posselt. Ai theksoi se ekziston ende rreziku i ndarjes së Kosovës, por një lojë e tillë e Serbisë do të hapte temën e ndarjes së Luginës së Preshevës, Vojvodinës dhe Sanxhakut. Posselt është anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian dhe nënkryetar i delegacionit të këtij parlamenti për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Berisha gjatë vizitës në Prishtinë. “Natyrisht është mirë që sot njerëzit mund të takohen e bashkëpunojnë pa kufijtë dhe muret që ekzistonin dikur. Ka ardhur koha kur kultura e lashtë, përsëri mund të kultivohet nga i njëjti komb deri dje i ndarë, dhe kjo të bëhet pa qenë nevoja të ndryshohen kufijtë, pa luftë apo konflikt. Ky është aspekti pozitiv i integrimit evropian”, theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›