Ndryshon struktura e Policisë së Shtetit, drejtori të reja për luftën ndaj krimit
Uniformat blu bëhen me drejtori të veçantë për luftimin e krimit kompjuterik
Artan CENA
TIRANË - Lufta më efikase ndaj krimit, plotësimi i kushteve të vëna nga Bashkimi Europian për liberalizmin e vizave, ka bërë që dhe Policia e Shtetit të ndryshojë strukturën e saj duke ngritur dhe dy sektorë të rinj. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se është miratuar struktura e re, me krijimin e dy drejtorive të reja, siç është ai i Krimit Kompjuterik, si dhe Sektori i Aseteve Kriminale. Krijimi i sektorit të fundit ka ardhur si domosdoshmëri pas miratimit të ligjit “Antimafie”. Ky ligj ka në qendër të tij pikërisht identifikimin dhe bllokimin e pasurive të ngritura me të ardhura kriminale. Pikërisht pas krijimit të këtyre drejtorive të reja kanë ardhur dhe disa lëvizje në Policinë e Shtetit, ku janë ndryshuar krerët e disa sektorëve. Gjithashtu është ngritur dhe një Task-Force e posaçme vetëm për personat e kërkuar. Kjo është Drejtoria e Operacioneve Speciale që do të ketë si funksion të saj kryerjen dhe realizimin e operacioneve speciale në varësi të dinamikës dhe të hetimeve të kryera nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
Ndryshimet
Ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit sjellin edhe drejtues të rinj në sektorë të këtij institucioni. Sipas burimeve nga Policia mësohet se strukturës së Policisë u janë shtuar dy sektorë të rinj, siç është ai i Krimit Kompjuterik dhe Sektori i Aseteve Kriminale. Ky i fundit është bërë pas miratimi të ligjit “Antimafie”. Komisariatet e Policisë Rrugore në 12 qarqe ka kaluar në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit. Drejtoria e Operacioneve Speciale që merret me arrestimin e të kërkuarve është ngritur tre vjet pas strukturimit të Policisë së Shtetit. Në të gjitha drejtoritë e policive në qarqe ekziston një sektor i Operacioneve Speciale që merret vetëm me kërkimin dhe arrestimin e të kërkuarve. Aktualisht, kjo strukturë ka nga një grup prej 12 vetash për realizimin e operacioneve të Antidrogës, të Antikrimit Ekonomik dhe të Antitrafiqeve. Pritet që të krijohet një grup i posaçëm për arrestimin e personave të kërkuar për krime të ndryshme të rënda. Në krye të Drejtorisë së Operacioneve Speciale është emëruar Muhamed Rrumbullaku, i njohur si drejtues i Policisë së Tiranës dhe specialist shumë i mirë i hetimit të krimit në terren. Me miratimin e strukturës së re ka filluar punën dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Rrugore, që do të ketë në varësi komisariatet rrugore në të gjithë vendin. Në këtë mënyrë, Policia Rrugore përqendrohet në një drejtori të vetme. Pritet që të krijohet një sektor i veçantë për kontrollimin e punës së punonjësve të Policisë Rrugore, si dhe për kontrolle të tjera të befasishme për kontrollin e trafikut rrugor në qytete apo jashtë tyre.
Struktura
Policia e Shtetit ndryshoi strukturën e saj pas miratimit të ligjit të ri, duke marrë kompetenca të reja. Pasi u shkëput nga Ministria e Brendshme, u shtua dhe numri i zv.drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që shkoi në 5. Gjithashtu, me ligjin e ri ndryshoi dhe struktura e uniformave blu në qarqe, duke e grumbulluar punën më të rëndësishme në sektorët e rinj të krijuar e duke u lënë komisariateve vetëm policimin në komunitet dhe krimin e vogël. Por, zhvillimi i krimit dhe hyrja e teknologjive të reja ka bërë që dhe Policia e Shtetit të shtojë drejtoritë e saj për të luftuar sidomos krimin elektronik.
Emërimet e reja
Drejtues i Parë Muhamed Rrumbullaku emërohet drejtor i Operacioneve Speciale
Drejtues i Parë Ilia Nasi emërohet drejtor i Rendit dhe i Sigurisë Publike
Drejtues i Parë Vullnet Topalli emërohet drejtor i Policisë Rrugore
Drejtues i Parë Arjan Bozhaj emërohet drejtor i Policisë së Qarkut Dibër
Drejtues Ilir Sula komandohet drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër
E reja denoncon vjehrrën
Denoncimet, dy baballarë nën dhunën e fëmijëve
DURRËS - Dy burra dhe një grua kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi dhunohen nga familjarët e tyre. Burime zyrtare të Policisë së Durrësit thanë gjatë ditës së djeshme se kanë plotësuar tri kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Rasti i parë i denoncuar është ai i 74-vjeçarit me inicialet V. T., banues në Lagjen Nr. 15, Durrës, me arsim 7 klasë. Ai ka denoncuar se e bija me inicialet B. T., 27 vjeçe, banuese në të njëjtën lagje, me arsim 8 klasë, ka ushtruar ndaj tij dhunë fizike e psikologjike duke e rrahur, ofenduar e keqtrajtuar sistematikisht.
Denoncimi i dytë ka ardhur nga një burrë 80 vjeç. I moshuari me inicialet D. Z. pretendon se është dhunuar në mënyrë sistematike (duke u rrahur) dhe psikologjike nga djali i tij 48-vjeçar me inicialet H. Z., banues në Lagjen Nr. 9, Durrës, me arsim të mesëm. Ai ka denoncuar se është keqtrajtuar, kërcënuar dhe fyer prej tij.
Rasti i tretë i dhunës në familje ka të bëjë me një 21-vjeçare me inicialet J. C., banuese në Lagjen Nr. 14, Durrës. Ajo është paraqitur në polici dhe pretendon se njerka e saj, 42-vjeçarja me inicialet M. C., ka ushtruar ndaj saj në mënyrë sistematike dhunë fizike e psikologjike. Policia e Durrësit tha se pas denoncimeve është bërë marrja nën mbrojtje e të dhunuarve dhe dosjet për të tria rastet në fjalë i kanë kaluar për ndjekje Gjykatës së Rrethit Durrës.
22 Qershor 2010