E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, PS dy deklarata të kundërta për Fullanin

 Aristir LumeziPartia Socialiste shpreh qëndrime kontradiktore me të dhënat e fundit për situatën ekonomike. Gjatë konferencave për shtyp dje të dy ekonomistëve të selisë rozë, Ermelinda Meksi dhe Erion Braçe rreth situatës ekonomike në vend, komentohen qëndrime kontradiktorëve ndaj rolit të Bankës së Shqipërisë. Ish ministrja socialiste e ekonomisë, Meksi mbështet dhe ndan të njëjtin qëndrim me Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili bën një përshkrim të treguesve ekonomikë në vend, që sipas saj janë realë. PS ndan të njëjtin mendim dhe vlerëson qëndrimet e matura dhe objektive të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë sipas të cilit “Të dhënat më të fundit të zhvillimeve në ekonominë e brendshme, tregojnë për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik. Kjo dëshmohet nga një sërë treguesish të publikuar gjatë muajit nëntor, si: ecuria e ngadaltë e rritjes së indekseve të shitjeve me pakicë; të dhënat e ekonomisë së jashtme, të cilat vijojnë të karakterizohen nga ulja e eksporteve; performancë e treguesve fiskalë, të cilët duken të jenë nën nivelin e planifikuar; dhe frenimi i kreditimit si pasojë e rënies së kërkesës për të. Ngadalësimi i ekonomisë perceptohet gjithashtu edhe nga konsumatori dhe biznesi, treguesit e besimit të të cilëve vijojnë të jenë të ulëta.” Por nga ana tjetër, ekonomisti tjetër i PS-së, Erion Braçe gjatë një kritike që i bën ndryshimeve në buxhet, akuzon Bankën e Shqipërisë, veçanërisht guvernatorin e saj, se nuk reagon ndaj vendimeve të fundit të qeverisë. “Dje, Qeveria dhe Sali Berisha vendosën të ndryshojnë nivelin e deficitit në buxhet; duke blerë borxh, me interes në rritje e tejet të lartë, nga bankat e nivelit të dytë, rritja e depozitave të parave të qytetarëve në to është ngasja e pafund e Sali Berishës për të marrë tamam aty para’ për arkën e shtetit bosh, duke rrezikuar stabilitetin makroekonomik e financiar të vendit, thellim të krizës me pasoja të rënda për çdo familje, por nën heshtjen skandaloze të Guvernatorit, që është kthyer në shami mode në xhepin e kostumit të shtrenjtë të Sali Berishës”, tha dje Braçe. Këto qëndrime kontradiktore, që nga njëra anë vlerësojnë rolin e Bankës së Shqipërisë dhe nga ana tjetër e cilësojnë atë si vegël të qeverisë, vijnë pas miratimit në asamblesë kombëtare socialiste të rezolutës e cila sugjeronte masa antikrizë për qeverinë. Por një nga pikat e saj, që sipas ekspertëve është e pamundur që të ndodhë. “Banka e Shqipërisë të vlerësojë mundësitë për një ulje të shpejtë të normës së interesit”, thuhet në një nga pikat e rezolutës së Asamblesë Kombëtare.Argumenti i BraçesDeputeti socialist vë në dyshim rolin e Bankës së Shqipërisë në situatën ekonomike dhe akuzon guvernatorin e Bankës së Shqipërisë se përdoret nga kryeministri Berisha. “Dje, Qeveria dhe Sali Berisha vendosën të ndryshojnë nivelin e deficitit në buxhet; duke rrezikuar stabilitetin makroekonomik e financiar të vendit, thellim të krizës me pasoja të rënda për çdo familje. Por nën heshtjen skandaloze të Guvernatorit, që është kthyer në shami mode në xhepin e kostumit të shtrenjtë të Sali Berishës”, u shpreh Braçe.Argumenti i MeksitNë argumentin e saj Ermelinda Meksi vlerëson qëndrimin e Bankës së Shqipërisë. “PS ndan të njëjtin mendim dhe vlerëson qëndrimet e matura dhe objektive të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë sipas të cilit ‘Të dhënat më të fundit të zhvillimeve në ekonominë e brendshme, tregojnë për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik. Kjo dëshmohet nga një sërë treguesish të publikuar gjatë muajit nëntor, si: ecuria e ngadaltë e rritjes së indekseve të shitjeve me pakicë; të dhënat e ekonomisë së jashtme, të cilat vijojnë të karakterizohen nga ulja e eksporteve etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›