Rama e Berisha u ndajnë dhurata fëmijëve
Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama kanë ndarë dje dhurata për fëmijët. Kryeministri Berisha, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, “Domenik Scaglione”, bënë dje në mesditë një vizitë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje edhe për stafin e kujdestarëve të këtij institucioni. Pasi kaluan disa çaste me fëmijët, Kryeministri Berisha dhe zonja Liri Berisha, u shpërndanë atyre dhuratat e shumtat që kishte sjellë Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenik Scaglione”, duke i uruar edhe një herë për festat e fundvitit. Në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Bashkia e Tiranës mendoi tu vijë pranë 100 familjeve në nevojë dhe fëmijëve jetimë për të sjellë një atmosferë sa më festive. Kryebashkiaku shoqërohej nga Babagjyshi që për fëmijët e vegjël kishte sjellë pemën e zbukuruar të festave. Shtëpia e vizituar dje nga kryebashkiaku, rrit 2 fëmijë jetimë të cilët kanë humbur babanë dhe rriten nga gjyshërit, pensionet e të cilëve nuk ua sigurojnë dot festën.