E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Topi: Kur bën vendimmarrjen nuk ke pse qahesh

 sokol ballaPresidenti Bamir Topi kritikon indirekt qëndrimin e opozitës pas zgjedhjeve. Në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, kreu i shtetit tha se “njerëzit nuk duhet të bëhen qaramanë post faktum”, ndonëse shtoi se nuk i drejtohet as maxhorancës as opozitës.Zoti Topi, flasim pak për situatën politike në vend. Si i vlerësoni protestat e opozitës, i bëjnë ato mirë apo keq demokracisë në vend dhe situatës në përgjithësi?Flas në aspektin parimor. Padyshim, është e drejta e çdo partie politike, e simpatizantëve të saj, e sindikatave, e grupimeve të ndryshme shoqërore. Për t’iu rikthyer retrospektivës apo eksperiencës personale, edhe unë kam protestuar kur kam qenë i inkuadruar në partitë politike dhe nuk do të kishte guximin askush të thoshte të kundërtën, pra çdo njeri është i lirë të protestojë. Ka protesta individuale, ka në formën e grupimeve politike, të grupimeve shoqërore dhe është një nga standardet e arrira të demokracive perëndimore. Për t’u futur në elemente specifikë, natyrisht është në vullnetin e partive të opozitës për të protestuar për diçka që mendojnë që duhet protestuar. Kështu që unë nuk mund të bëj rolin e analistit, apo të supervizorit apo të monitorit për të thënë që po bëjnë mirë apo po bëjnë keq.Megjithatë ju vetë e thatë, në rastin e KQZ-së, këto ndryshime kushtetuese edhe në mënyrën si u bënë edhe për thelbin e tyre kanë ndikim apo kanë sjellë pasoja në zhvillimet politike të këtij viti apo jo?Në ç’ kuptim?Në sensin negativ...Për kë ?Ju folët për KQZ-në.Për mua si President, nuk ka pasur absolutisht asnjë lloj pasoje. Flas për mediat, jo për ju personalisht.E hodhët pak përpara, që ju ka rënë kompetenca. Në mënyrë absolute. E rëndësishme është që ata që e kanë pasur vullnetin për të ndërtuar një ligj elektoral, duhet të mendoheshin mirë para se ta realizonin. Në momentin që realizohen, nuk mund të bësh komente në retrospektivë, si e ke realizuar. Ka një rregull, nuk është lojë fëmijësh. Kjo është loja më e rëndësishme që ka të bëjë me demokracinë e një vendi dhe me të ardhmen e një vendi. Njerëzit nuk duhet të bëhen qaramanë post faktum. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm. Ku dallohet një politikan, një intelektual nga një njeri i zakonshëm. Duhet t’i bëjë profilaksinë gjërave. Pra futesh në një periudhë përgatitore, dialogu, fillon ndërton mbi bazën e ekspertëve edhe kur bën vendimmarrjen nuk ke pse qahesh më.Qajnë zakonisht ata që humbin zoti President. Kritika juaj drejtohet drejt opozitës.Jo në mënyrë absolute! Nuk bëj unë kritika ndaj maxhorancave apo opozitës. Ju mund ta orientoni ku të doni. Unë jam i drejtpërdrejtë, jam shumë i sjellshëm. Nuk bëj kritika. Problemi është në parim, kur shkon drejt vendimmarrjeve serioze, duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Nuk je në një tavolinë bixhozi, që e mbyll natën sonte dhe mund të kthehesh prapë nesër. Këto janë fatet e një vendi. Politikani ka një përgjegjësi absolute. Duhet të shkojnë shumë të përgatitur. Kemi pasur raste që kemi ndenjur me ditë dhe me netë për të diskutuar një element teknik në negociata. Ju e dini fare mirë.Megjithatë opozita pikërisht ankohet se janë prishur rregullat e lojës...Unë nuk besoj që rregullat e lojës janë ndërtuar jashtë vullnetit të palëve politike. Në rast se do të isha kritik do të ishte për momentin që; a janë pyetur të gjitha institucionet? Se kam pasur këtë lëndim, sepse e di fare mirë. Unë kam një eksperiencë të gjatë parlamentare. Unë e njoh shumë mirë rregullin, rolin e jashtëzakonshëm të Parlamentit. Nuk është se unë e them sot për herë të parë që Parlamenti është tempulli i demokracisë, aty ku zhvillohet dialogu politik. Aty i kemi bërë të gjitha debatet politike; i keni vënë re që njerëzit që nuk futen në Parlament, fillojnë e sfumohen. Nuk është një eksperiencë shqiptare, është një eksperiencë botërore. Pra konsiderohesh në politikë aktive, kur je pjesë e debatit parlamentar.Në Këshillin Kombëtar u zgjodhën ose këshilltarë ose të Kryeministrit ose të Jozefina Topallit. Si e gjykoni këtë? Nuk është kjo një mënyrë reagimi ndaj jush? Ndoshta jo me artikuj në gazetë denigrues, por me mënyra të tjera.Së pari, për momentin që kalojmë, nuk është kjo tema e preferuar e imja. Pra ishte pjesë e përgjigjes ndaj një pyetje që ju realizuat për demokracinë e brendshme nëpër parti. Sigurisht që nuk mund të them që jam indiferent, por nuk është tema ime, sepse hapësira ku unë veproj është në një terren tjetër. Njerëzit zakonisht bëjnë karriera politike për të ardhur në pozicione të tilla dhe duhet ta nderojmë një pozicion të tillë jo për qëllime karrieriste, por për qëllime të mira të karrierës politike dhe t’i shërbejmë këtij pozicioni sepse është një pozicion që i shërben të gjithëve. është një pozicion, i cili influencon në mënyrë të ndjeshme, të drejtpërdrejtë në stabilitetin e vendit. Të futem në çështje të jetës politike të partive pas dy vitesh e gjysmë në sensin e pyetjes që ju drejtoni, do të thotë që unë të rikthehem edhe një herë aty ku kam qenë, duke qenë anëtar i asaj kryesie, në atë pozicion. është një çështje që ka të bëjë me partitë respektive politike, me jetën e tyre të brendshme. çdo individ ka të drejtën që të futet për të bërë karrierë, mund të hyjë në atë ambient, mund të dalë nga ai ambient. Nuk është një çështje që ka të bëjë me një vëmendje momentale timen. Meqë po flasim ‘kurrë mos thuaj kurrë’ nuk e përjashtoni mundësinë e një aktiviteti tuaj politik ekstra PD, kur të lini karrigen e Presidentit, 55 vjeç, nuk mendoj se do t’i nënshtroheni rregullave të pensionit politik kaq herëtKëtë pyetje, me këtë lloj aludimi, së paku mua, s’duhet të ma bëni.Unë kam detyrë të bëj çdo pyetje zoti TopiUnë kam një parim me kolegët gazetarë, me analistët; pranoj çdo lloj pyetje që mund të ekzistojë në këtë botë. Ia kam thënë dikujt tjetër, që ju jeni pronar i pyetjes dhe unë jam pronar i përgjigjes, por duke njohur mirë eksperiencën time politike, pozicionimin, profilin familjar, shoqëror besoj që edhe ju, duhet të keni një gjysmë përgjigje të pademonstruar, se cila do të jetë e ardhmja ime.Zoti Topi, si e pritët lajmin e formimit të koalicionit PD-LSI? A kishit ndonjë informacion dhe a e mbështetët këtë, le të themi, nismë e guximshme politike për të formuar një koalicion që u gjykua fillimisht jo i natyrshëm?Së pari jam i parimit që është në të drejtën e partive politike për të formuar koalicione. Nuk është një eksperiencë shqiptare, sikurse mund të jetë ndonjë eksperiencë tjetër që është shqiptare. Kjo është një eksperiencë botërore. Kemi parë koalicione nga më të çuditshmet në botën demokratike, kështu që e prita në kushte shumë normale dhe çka është e rëndësishme, është një koalicion që garanton stabilitetin e institucioneve dhe qeverisjen.Për vetë sistemin e drejtësisë, ky vit është viti i suksesit apo i dështimit për drejtësinë shqiptare?Nuk mund të them që është vit i dështimit. Sistemi i drejtësisë ka kaluar sfida shumë të vështira. Unë mund t’ju them që sot askush nuk mund të qahet që sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i varur. Mima: Hotel “Dajti” u shit 10 herë më shumë se “Taivani”Deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima akuzoi dje kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama se shiti tokën tek hotel “Dajti” 10 herë më shtrenjtë se tokën te “Taivan”-i. “Përse toka rreth “Hotel Dajti’-t është shitur nga Edi Rama me 1500 euro metri/katror, ndërsa vetëm disa metra larg saj, në parkun “Rinia”, pranë objektit ‘Taivan’ ajo është shitur me 94 euro metri/katror? Edi Rama duhet të gjejë kurajon të dalë e të përgjigjet vetë e të mos nxjerrë në ekrane zëdhënëset e tij, të cilat jo vetëm kërcënojnë deputetët e popullit, por paturpësisht vendosin edhe epitete ndaj tyre”, tha Mima.Strazimiri: Shitja e Taivanit, klientelisteSipas deputetit të PD-së, Genti Strazimiri shitja e tokës te Taivani është klienteliste. “Diferenca e truallit besoj se është një çështje që duhet të ngjallië interesin e opinionit publik, të medias dhe kujtdo tjetër. Duke pasur parasysh, mënyrën se si është shitur, vlerësuar dhe mënyrën se si është përfituar për shkak të këtij trualli është krejtësisht klienteliste dhe aspak e bazuar në ligj. Duke qenë se as shitësi dhe as përfituesi i këtij trualli nuk e kanë tokë bazë, apo të trashëguar truallin në fjalë, nuk kuptohet përse diferenca shkon në disa dhjetërafish më pak nga hotel “Dajti” deri tek parku “Rinia”. Duke qenë se toka ka të njëjtin kriter, sepse sidoqë ta ndash Tiranën ajo bie në qendër të saj”, theksoi Strazimiri.Bashkia e Tiranës: Mima të përgjigjet në prokuroriZëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Joana Bushi reagoi dje pas deklaratës së deputetit të PD-së, Florjon Mima, duke i kujtuar atij kallëzimin penal në Prokurori. “Shtetasit Florion Prokop Mima i bëjmë thirrje të mos vijë vërdallë duke shpifur, por të shkojë në Prokurori e të përgjigjet për kallëzimin me numër 1877E, i cili është depozituar ndaj tij nga Bashkia e Tiranës, me akuzën shpifje për shkak të detyrës. Shtetasi Florion Prokop Mima dhe doktori i tij të jenë të sigurt se Bashkia e Tiranës nuk do të lejojë që mbi punën e saj për kryeqytetin, të hidhet baltë, por do të dërgojë të gjithë shpifësit profesionistë në dyert e ligjit”, tha zëdhënësja e Bashkisë.Shalësi: Keqardhje për MimënDeputeti socialist Eduard Shalësi e cilësoi deklaratën e homologut demokrat, Mima si të pavërtetë, duke shprehur keqardhje për depersonalizimin që i bëhet atij nga kryeministri Berisha. “Shpreh gjithë keqardhjen time që një njeri që mendoj se ka haberin nga financat, vetëpersonalizohet dhe i shtohet korit të kukuvajkave që Berisha i vë të recitojnë përditë dhe depersonalizohet duke e bërë të flasë për gjëra që as nuk i di dhe as nuk i kupton. Do bënte mirë të merrej me zanatin e vet dhe t’ia linte këtë punë atyre që s’dinë gjë tjetër veçse të recitojnë fraza politike pa kurrfarë argumenti. Le t’ia lerë këtë zanat “Mëhillave” në PD”, u shpreh Shalësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›