E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Portoriko në kërkim të thesarit

 

Për shkak të një situate të vështirë ekonomike, Portoriko ka gjetur një zgjidhje “fantazmë”. Dy senatore të Partisë së re Progresiste kanë paraqitur në Parlament propozimin për të rigjetur një thesar, duke kërkuar në fundin e oqeanit një galeon antik pirat të mbytur sipas gojëdhënave prej 400 vitesh. Ai që e mbështet fort këtë projekt është një ekspert nënujor lokal, që në një nga zhytjet e tij thotë se ka gjetur një objekt, i cili vërteton ekzistencën e anijes në zonën mes ishullit Isabela dhe Aguada. Sipas kërkimeve të tij, objekti i gjetur i përket anijes së tregtarit të skllevërve dhe piratit anglez, John Haukins, të zhdukur në Karaibe gjatë përballjes me një grup spanjoll detar në vitin 1595. Nëse është i vërtetë, galeoni i Haukins mund të përmbajë një thesar një miliard dollarësh, mbase edhe dy në rast se thesari gjendet, dhe në rast se parlamenti aprovon nismën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›