Ruleta e penalltive i shpëton "nderin" Milanit të superyjeve
Gola, spektakël dhe shumë emocione për një barazim 3-3, por vetëm ruleta e penalltive i shpëton nderin Milanit të madh dhe superyjeve të tij, Kaka, Ronaldinjo, Pato, Shevçenko, Inzagi etj. Një pritje madhështore i është rezervuar kuqezinjve italianë në vizitën e dytë në vendin tonë brenda 7 muajve. Qindra fansa të entuziazmuar i kanë pritur ata në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza". Mijërat e adhuruesve kishin mbushur shkallët e "Qemal Stafës" për të ndjekur nga afër idhujt e tyre, shumë prej të cilëve i kishin parë vetëm nga ekrani i televizorit. Më të preferuarit kanë qenë Ronaldinjo, Kaka, Bekam (nuk u aktivizua), Pato e Shenvçenko, emrat e cilëve janë thirrur shpesh në kor.
Trajneri Ançeloti ka menduar ta nisë ndeshjen me një skuadër të miksuar mes yjesh dhe të rinjsh (pak të padëgjuar më parë), ku shquheshin Pirlo, Gatuzo, Ronaldinjo, Shevçenko e Pato. Ndërsa Bushati ishte kundërpërgjigjur me një 11-she (3-4-3, e gjitha organikë e Kombëtares "A". Pas një fillimi jo të mirë, "Djajtë" italianë e kanë marrë veten edhe pse dukej se mungonte një impenjim 100% i tyre. Por minuta e 22-të sjell entuziazmin e tifozerisë. Nuk ka shënuar Shqipëria, por Milani, megjithatë të pranishmit në shkallët e stadiumit gëzojnë për autorin e golit, Ronaldinjon: Një kombinim i mrekullueshëm mes brazilianit, Shevçenkos e Patos, më pas ky i fundit i jep një asist Dinjos, i cili mposht portierin Ujkani me një gjuajtje nga hyrja e zonës. Pas golit, ylli brazilian shkon të përshëndesë edhe tifozerinë shqiptare, e cila, e entuziazmuar nga goli i tij, e duartrokiti për gjestin e këndshëm. Përfaqësuesja jonë ishte më pak agresive në krahasim me Tiranën e 14 tetorit 2008. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për italianët. E dyta kishte ruajtur emocionet e forta.
Ançeloti zëvendëson më shumë se gjysmën e skuadrës, duke futur në fushë Zambrotën, Kakanë, Sedrofin, Flamininë dhe disa të rinj. Në këtë pjesë, Shqipëria është më e ekuilibruar falë ndërrimeve të Bushatit. Futja e Hykës, Agollit dhe Muzakës duket sikur i ka dhënë tjetër rritëm lojës së kuqezinjve tanë, të cilët janë më këmbëngulës. Megjithatë, Milani gjen edhe golin e dytë me Shevçenkon në minutën e 49-të. Rezultati 2-0 duket se i ka gënjyer italianët, të cilët menduan se e kishin fituar tashmë këtë ndeshje. Shqipëria bëhet më agresive dhe e vë në vështirësi gjigantin italian. Në minutën e 64-t, Pisha jep një pas të saktë për Vilën, talenti i Teutës shmang ndërhyrjen e Tiago Silvës dhe pasi studion daljen e portierit Perukini, lëshon një parabolë inteligjente, që përfundon në rrjetën e Milanit. Skuadra e Ançelotit lëshon shumë terren dhe bën gabime në mbrojtje. Autorët e golave, Shevçenkon e Ronaldinjon u lënë vendin Inzagit e Albertacit. Këmbëngulja e Shqipërisë shpërblehet me golin e barazimit në minutën e 71, që mban firmën e Muzakës. Ndërsa në të 76-n ndodh e papritura, Shqipëria kalon në avantazh 3-2: Hyka kontrollon mirë topin, shmang Zabmrotën, kroson bukur në zonë, ku Salihi, i cili i shpëton mbrojtjes së Milanit dhe befason portierin e ri italian. Por në minutën e 88‘ Kaka përfiton nga gabimet e disa prej mbrojtësve tanë, del i vetëm përballë portierit, por jep një asit për Inzagin, i cili nuk e ka të vështirë të barazojë 3-3. Veliu humbet një rast të mirë për të mbyllur ndeshje në minutat e fundit dhe fati i trofeut vendoset vetëm nga ruleta e penalltive rezulton fatale për tanët, ku Beqiri gabon nga pika e bardhë.
Konferenca për shtyp
Galiani: Udhëtimi në Shqipëri, privilegj për Milanin
Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, nuk e ka fshehur kënaqësinë për rikthimin në Shqipëri. Gjatë konferencës për shtyp, të organizuar vetëm 120 minuta përpara ndeshjes, numri 2 i klubit kuqezi deklaroi: "Shpreh kënaqësinë time që vij përsëri këtu. Për Milanin është një privilegj që ndodhet në Shqipëri. Pjesa më e madhe e meritës për ardhjen tonë është e familjes Taçi. Pa ata nuk dihet se kur mund të kishte ardhur skuadra jonë në këtë vend. Këtë fundjavë, Milani do të organizojë disa aktivitete në sheshin ‘Nënë Tereza‘. Nëpërmjet ‘Milan Park‘ do t‘u japim mundësinë fëmijëve të Tiranës dhe familjeve të tyre të argëtohen falas".
Pasi foli edhe për edicionin e dytë të "Milan Junior Camp", ku do të marrin pjesë 350 fëmijë, ndërsa pesë më të mirët kanë shansin të stërviten në ambientet e klubit, Galiani sqaroi diçka edhe rreth aktivizimit të yjeve kuqezi. "Bashkëpunimi ynë po forcohet, por edhe raportet politike mes dy vendeve tona nuk kanë qenë asnjëherë më të mira se në këto momente. Besoj se edhe një ndeshje futbolli mund të shërbejë të krijojë lidhje të forta, shtoi drejtuesi i lartë. Dua të falënderoj trajnerin tonë dhe dy ambasadorët Kaka e Bekham, që e pranuan me kënaqësi këtë iniciativë. Mund të kishin zgjedhur të stërviteshin në Milanelo, por ju siguroj se të gjithë janë të lumtur që ndodhen në Tiranë, për të qenë pjesë e kësaj iniciative. Shpresoj që Milani do të marrë pjesë edhe në shumë edicione të ardhshme të trofeut ‘Taçi Oil‘. Në fund, një falënderim edhe për të gjithë tifozët që po tregonin një entuziazëm të madh sapo mbërritëm në aeroport dhe gjatë rrugës për në hotel. Milani do të bëjë gjithçka ka në dorë për Shqipërinë".
Me rastin e hapjes së "Milan Park", në vendin tonë do të vijë ish-kapiteni legjendar i skuadrës italiane, Franko Barezi. Kjo u konfirmua nga administratori, i cili shpjegoi edhe se ai së bashku me Ançelotin e Tasotin nuk do të largoheshin në mbrëmje nga vendi ynë, pasi qëndruan për mbrëmjen gala, ku u nxorën në ankand fanellat e lojtarëve. "Gjatë drekës së organizuar për Milanin fola me Barezin, idhullin e klubit dhe ai më konfirmoi se të shtunën dhe të dielën do të jetë i pranishëm në ‘Milan Park‘. Zërat se Franko mund të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare? Nuk di asgjë rreth tyre. Ai është ambasadori i Milanit në botë, për një sërë iniciativash, si kjo që po bëjmë në vendin tuaj", përfundoi Galiani.
Shqipëria kënaq Kakanë:
I lumtur që ndodhem këtu
Rikardo Izecson dos Santos Leite, i njohur më mirë si Kaka, ka nënvizuar se ishte shumë i lumtur për vizitën e tij të parë në Shqipëri me rastin e ndeshjes miqësore Shqipëri-Milan. Ylli brazilian i kuqezinjve e ka dhënë këtë konsideratë të tij në konferencën e shtypit pasditen e djeshme, vetëm 120 minuta para sfidës me seleksionin shqiptar. Në të parë të 14 tetorit Tirana-Milan 2-1, ishte i detyruar të mungonte për shkak të impenjimit të tij në kombëtaren e Brazilit në eliminatorët e Botërorit 2010 në Amerikën e Jugut. I pyetur mbi njohuritë e tij rreth Shqipërisë, Kaka ka shpjeguar: "Të tetor nuk munda të isha këtu me Milanin. Por shokët e skuadrës më kanë folur shumë mirë. Kjo është hera e parë për mua, që vij në Shqipëri. Jam i lumtur, sepse është një vend i ri, ka njerëz të rinj, kulturë e re. Në Itali njoh dy tre shqiptarë, ata janë njerëz mjaft simpatikë dhe jam i lumtur që ndodhem këtu, që kam ardhur në vendin tuaj". Djali i artë i Milanit ka një "palmares" personal të pasur me trofe, duke filluar nga "Topi i Artë" (2007) titulli i Kampionit të Botës (2002) dhe kupan e konfederatave (2005) me Brazilin, një titull kampion në Champions League (2007), një Kupë Bote për klube (2007) dhe një titull kampion në Serinë A (2003-2004), të gjitha këto me Milanin. Dje në Tiranë, Kaka ka sqaruar gjithashtu edhe të ardhmen e tij: "E kam thënë këtë sepse Milani ka një histori. Për këtë arsye besoj te projektet e ardhshme të skuadrës dhe shpresoj që e ardhmja të jetë përkrah Ançelotit". Ndërsa askush nuk u kujtua për konsideratën e Bekhamit në këtë vizitë të dytë në vendin tonë, pas asaj në ndeshjen Shqipëri-Angli 1-3 më 28 mars 2001.
Shifrat
Milan kthehet në "Qemal Stafa",
fatura sërish 1,7 milionë euro
Kosto e miqësores, e njëjtë me atë të shtatë muajve më parë
Milani mbush sërish arkat me "vizitën" 10-orëshe në Shqipëri. Për ndeshjen e dytë të trofeut "Taçi Oil", klubi kuqezi është paguar 1,7 milionë euro. Shifra është e njëjtë më atë të shtatë muajve më parë, kur gjigantët italianë luajtën me Tiranën: në miqësoren e 14 tetorit, bardheblutë fituan me rezultatin 2-1. Shifra është konfirmuar gjatë mesditës së djeshme nga të dërguarit e redaksisë së sportit të kanalit "Italia 1". Në lidhjen direkte me emisionin "Studio Sport", të dërguarit e "Mediaset"-it, Xhampaolo Gerrarduçi, Sebino Nela dhe Karlo Pelegati. Fatura shihet si një prej më të lartave të paguara për të luajtur miqësore me Milanin, madje ajo ua kalon edhe sheikëve arabë. Afro një muaj më parë, më saktësisht më 4 mars 2009, skuadra e yjeve e drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti ka udhëtuar drejt Katarit, për një ndeshje me As Sad. Edhe në atë rast, krerët e ekipit që ka fituar më shumë trofe në botë i dhanë më shumë rëndësi marketingut: kuqezinjtë fituan 2-1 (gola të Patos dhe Antoninit), sheikët mbetën të lumtur ndërsa arkave të klubit iu shtuan 1 milionë euro. Pra, me llogari të thjeshta, shifra për ndeshjen ndërmjet Kombëtares "B" dhe Milanit është 700 mijë euro më e lartë. Për t‘u theksuar janë edhe shifrat më të ulëta të përfituara në miqësoret e luajtura me ekipe të njohura evropiane. Për ndeshjen më Hamburgun në Dubai, skuadra e cila renditet e dyta në Serinë A u pagua 500 mijë euro, ndërsa për miqësoret me Hanoverin dhe skocezët e Gllasgou Rejnxhërs ata përfituan 600 dhe 800 mijë euro. Natyrisht që udhëtimet më fitimprurëse për klubin kanë qenë ato drejt Tiranës: për një total prej 20 orësh qëndrimi në kryeqytetin shqiptar, brenda një sezoni futbollistik u përfituan plot 3,4 milionë euro. Ashtu si për të gjitha miqësoret, edhe për takimin e djeshëm në "Qemal Stafa", që u zhvillua në mes të kampionatit, Galiani & Co janë kritikuar mjaft nga mediat italiane. Megjithatë, administratori nuk është dukur aspak i shqetësuar. Përpara nisjes nga Milano dhe gjatë konferencës për shtyp në hotel "Sheraton", numri 2 i Milanit nënvijëzoi se skuadra ka oferta për miqësore nga qytete të ndryshme të botës. "Mbështetja që gëzon Milani nëpër botë është e jashtëzakonshme", tha ai. "Me ofertat dhe ftesat që kemi, mund të luanim në çdo qytet të botës, madje skuadra do të zbriste në fushë çdo dy ditë. Ky interesim për klubin tonë vjen si rezultat i sukseseve evropiane dhe botërore dhe prej popullaritetit që gëzojnë futbollistët tanë. Në të gjitha kontratat për miqësoret ndërkombëtare që firmosim, kemi detyrimin të paraqitemi me të gjitha yjet e ekipit".
Donacionet
Klubi i Milanit ka zyrtarizuar edhe shifrat që u dhanë për bamirësi. Trofeu "Taçi Oil Albania Reads" shihet si një mbështetje e madhe për UNICEF-in, ku do të mblidhen fonde për ndërtimin e librarive moderne në të gjithë Shqipërinë. Në pushim të ndeshjes u organizua një ceremoni e shkurtër ku UNICEF-it iu dorëzua çeku me vlerë 50 mijë euro. Një shifër e njëjtë iu dha edhe fondacionit për fëmijët shqiptarë "Domenik Skalione".
Protesta
Naftëtarët e dalë në reformë: Milani u pagua me rrogat tona
Ardhja në Tiranë e superekipit italian të Milanit ka shkaktuar reagime të ashpra nga ana e ish-punonjësve të naftëtarës, të cilët kanë mbetur pa punë pas privatizimit të kompanisë "Armo" nga "Taçi Oil". Pronarët e rinj të "Armos" kanë mundësuar ardhjen për herë të dytë të ekipit milanez, ndërkohë që kanë tre muaj që nuk paguan asistencën për punonjësit që u prekën nga reforma. Rreth 50 ish-punonjës të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës (KPTHN) të Ballshit kanë protestuar dje përpara godinës së Prefekturës së Fierit.
Ata kanë disa muaj që protestojnë, pasi nuk kanë marrë pagat e premtuara pas privatizimit të kompanisë "ARMO". Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, Drejtoria e Policisë së Fierit kishte dërguar dje një patrullë policësh për të qenë në gatishmëri për ndonjë rast të padëshirueshëm. Për afro dy orë ish-naftëtarët kanë pritur që të kryenin një takim me prefektin Shahin Bejdaj, i cili sipas vartësve të tij nuk ndodhej në zyrë.
Duke hasur në mungesën e korrektesës nga ana e prefektit, ata kanë shkuar të gjithë para portës kryesore të godinës prefekturës duke hedhur parulla të tilla si: "Duam paratë tona" etj.
Havaja, Vladimiri, Nuriu e shumë ish-punonjës të tjerë thoshin të revoltuar se nuk e kuptonin se si ka mundësi që pronari i ri i KPTHN-së ka lekë e paguan spektaklin futbollistik të ekipit të Milanit në Shqipëri, ndërkohë që ish-punonjësit e këtij kombinati nuk po marrin paratë që u janë premtuar. "Nuk kemi para të ushqejmë fëmijët tanë, ndërsa media qëndron indiferente e nuk pasqyron realitetin, pasi paguhet me reklamat e Rezart Taçit, pronarit të ARMO-s?", tha një nga protestuesit.
"Shteti e privatizoi ARMO-n për 120 milionë euro, aq sa kushtojnë këmbët e lojtarit milanez Kaka, ndërsa fëmijët tanë nuk kanë bukë të hanë", tha një tjetër protestues.
Protesta e djeshme zgjati rreth dy orë dhe ish-naftëtarët thanë se do të hyjnë në grevë urie në rast se problemi i tyre nuk zgjidhet.