E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, bizneset e industrisë detyrohen të kursejnë edhe në përdorimin e energjisë



Gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti, konsumi i energjisë elektrike nga industria dhe biznesi ka pësuar një rënie vjetore prej 14.7 për qind si pasojë e krizës ekonomike. Sipas të dhënave të sektorit të energjisë, të llogaritur nga Banka e Shqipërisë, konsumi jo-familjar i energjisë elektrike gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, qe 1.17 miliardë kë/h, ndërkohë që një vit më parë qe 1.37 miliardë. Konsumi familjar qe këtë vit 1.59 miliardë nga 1.71 miliardë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia e konsumit nga sektori jo-familjar i dedikohet mospërdorimit të kapaciteteve ekzistuese prodhuese nga një pjesë e madhe e industrisë, ndërkohë që konsumi jo-familjar i faturuar është "reduktuar" veçanërisht si pasojë e rritjes së vjedhjeve të energjisë elektrike në rrjet. Në rrjetin e shpërndarjes gjatë kësaj periudhe u humbën 1.43 miliardë kë/h nga 1.26 miliardë që qenë humbur një vit më parë. "Humbjet në sistemin e shpërndarjes vazhdojnë të mbeten problematike edhe gjatë fillimit të tremujorit të tretë të vitit. Rritja e këtij treguesi me 13.7 për qind në terma vjetorë ka ardhur kryesisht si pasojë e nivelit më të lartë të humbjeve joteknike",- thotë BSH. Sektori energjetik shqiptar ka përjetuar një situatë pozitive në drejtim të nivelit të prodhimit gjatë këtij viti, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sa u përket shitjeve dhe humbjeve. Kështu, importet këtë vit kanë qenë minimale, ndërsa KESH-i ishte në gjendje të eksportonte një pjesë të energjisë së prodhuar gjatë gjashtëmujorit të parë. Shqipëria i është rikthyer së fundmi importeve. Çmimi mesatar i energjisë së importuar këtë vit qe rreth 49 euro për MË. Sipas llogarive të BSH-së, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, rreth 49 për qind e energjisë së prodhuar në Shqipëri, u vodh në rrjetin e shpërndarjes.

“Kodi Doganor”, qeveria ndryshon procedurat e magazinimit për subjektet

Qeveria ka marrë disa ndryshime të rëndësishme dje në procedurat e “Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë”. Ndryshimet janë bërë me propozimin e ministrit të Financave, duke iu propozuar Këshillit të Ministrave i cili në mbledhjen e djeshme vendosi: Shkronja “d”, e pikës 1, të nenit 247, të kreut 2, “Magazinimi doganor”, të titullit III, të pjesës II, të vendimit nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon: Në çdo rast, hyrja e mallrave në regjimin e magazinimit doganor duhet të mbulohet me garanci, sipas njërës prej formave të garancive, të përcaktuara në Kodin Doganor, dhe konkretisht: 1) Depozitë në të holla, kur shuma e kërkuar si garanci nuk e kalon vlerën 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë; 2) Kur shuma e kërkuar si garanci e kalon vlerën 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë, garantimi do të bëhet përmes formave të mëposhtme: a) Depozitë në të holla, b) Depozitë në të holla deri në vlerën 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë dhe pjesa e mbetur, deri në masën e kërkuar të garancisë, mund të plotësohet përmes njërës nga format e garancisë, si më poshtë: dorëzani, ose mall gjendje (stok), në kushte ruajtjeje e sigurie (plumbosje doganore) brenda mjediseve të miratuara, me kusht që vlera e tij në çdo kohë të jetë jo më pak se trefishi i shumës së kërkuar si garanci”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Kursi i këmbimit Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.

PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:04:19, 13.11.2009
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 92.48 +0.32
EURO EUR 137.64 -0.15
Poundi Britanik GBP 154.22 +1.65
Franga Zvicerane CHF 91.08 -0.13
Jeni Japonez (100) JPY 102.96 +0.27
Dollari Australian AUD 85.83 -0.01
Dollari Kanadez CAD 87.67 -0.32
Korona Suedeze SEK 13.45 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 16.44 -0.01
Korona Daneze DKK 18.49 -0.03
SDR SDR 147.90 +0.14
Ari(OZ 1) XAU 102334.22 -502.79
Argjend(OZ 1) XAG 1597.06 -16.74

Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.

Përditësimi i fundit: 12.11.2009

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.18%
12M 12-mujor 7.76%
6M 6-mujor 6.69%
3M 3-mujor 5.80%
1M 1-mujor 5.10%
1W njëjavor 4.88%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.91%
1W njëjavor 6.21%
o/n njëditor 5.55%
12M 12-mujor 9.44%
6M 6-mujor 8.33%
3M 3-mujor 7.32%

14 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›