E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi i OBSH-së Gripi i derrit, kërcënim për vendet e varfra

Virusi vdekjeprurës i gripit të derrave mund të kushtojë shumë jetë njerëzish në vendet e varfra, për shkak të mungesës së kapaciteteve. Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Ca, paralajmëron se pandemia do ta verë në provë të vështirë çështjen e barazisë. "Po ky virus që shkakton trazira në vendet e pasura, do të ketë me siguri efekte shkatërrimtare në vendet në zhvillim", theksoi Çan.

"Ai vjen në një kohë kur pabarazitë brenda vendeve dhe mes tyre janë më të mëdha se kurrë, në historinë e kohëve të fundit në fushën e të ardhurave të gjendjes shëndetësore në nivelin e mjekimeve", tha ajo në një fjalim në selinë europiane të OBSH-së në Kopenhagën. Vendet e varfra nuk kanë institucione shëndetësore dhe personel mjekësor, kanë mungesa në stoqe ilaçesh dhe vuajnë nga mungesa e kapaciteteve diagnostikuese dhe laboratorëve ku madje një pjesë e madhe e popullsisë së planetit rezulton të mos ketë as ujë për të pirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›