E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e Tiranës reflektohet në KE. Manovra për të shpëtuar delegacionin

Kriza politike ne vend dhe bojkoti i opozites reflektojne edhe me paraqitjen e delegacionit te Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes ne Strazburg, qe kete te hene nis punimet e sesionit te ri per vitin 2010. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka nisur ditet e fundit nje leter Keshillit te Europes, ku e njofton per delegacionin e ri parlamentar shqiptare ne Straburg si edhe emrat zevendesues.

• Topalli: Islamin e ka caktuar opozita

Keshtu, sipas vendimit te zonjes Topalli, si përfaqësues të PD-së janë
sërish deputeti Ilir Rusmajli, i cili do të mbajë edhe postin e kreut të
delegacionit shqiptar, si edhe deputetja demokrate Lajla Përnaska.
Pjese e delegacionit eshte edhe kryetari i PDU-së, deputeti cam Shpëtim
Idrizi, i cili eshte cilesuar si perfaqesues i opozites. Nderkaq,
Partise Socialiste per shkak te bojkotit parlamentar i eshte lënë vetëm
një vend i paplotësuar. Në listën e zëvendësuesve sërish Topalli ka
përfshirë dy përfaqësues të djathtë, deputetet Arenca Trashani dhe
Mesila Doda. Kësaj liste i është bashkangjitur edhe deputeti socialist,
Kastriot Islami, i cili siç evidentohet në njoftimin e KE-së, nuk
përcaktohet se kujt partie i përket.

Por duket se lista e mësipërme i është dërguar Këshillit të Evropës nga
kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në kundërshtim me normat që
përcakton vet Rregullorja e këtij institucioni. Emrat e përzgjedhur nga
Topalli nuk kanë kaluar në procedurat normale, pasi nuk janë diskutuar
dhe miratuar as në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare dhe
ajo që është më e rëndësishme nuk janë miratuar as në seancë plenare.
Shkelja e kësaj procedure përbënë një rast të përsëritur të
kryeparlamentares Topalli, pasi edhe një vit më parë ajo shkarkoi dhe
zëvendësoi në këtë delegacion Aleksander Biberajn pa marrë një vendim më
parë në seancë plenare.

Keshtu ne prag te nisjes se sesionit te ri parlamentar, deputetet
Rusmajli, Pernaska e Idrizi te kontaktuar nga televizioni ALSAT kane
mberitur ne Strazburg. Ata nuk do bejne asnje prononcim per mediat deri
sa ne Strazburg te jene kryer procedurat e pranimit te delegacionit te
Shqiperise. Nderkaq, deputeti socialist Kastriot Islami, i cilesuar ne
shkresen drejtuar KE-se si zevendesues, nuk eshte nisur ne Strabzurg. I
kontaktuar me telefon nga televizioni ALSAT, Islami tha se “ka qene ne
dijeni te kesaj letre dhe emri i tij figuronte, pasi mendohej se Partia
Socialiste do te hynte ne parlament”. Por Islami nuk ka bere betimin ne
Kuvend dhe ndaj nuk mund te jete pjese e delegacionit shqiptar ne
Strabzurg.

Duket se emri i Islamit nuk eshte vene rastesisht, pasi ai eshte nje nga
deputete socialiste qe ka deklaruar publikisht se ne 4 mars do te jete
ne sallen e Kuvendit, edhe nese PS nuk mer vendim per te thyer bojkotin
parlamentar. 

Azhornuar së fundi ( e diel , 24 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›