Topalli: Islamin e ka caktuar opozita
Kryetarja e Kuvendit me ane te nje njoftimi per shtyp sqaron arsyen e zëvendësimit të anëtarëve demokratë të delegacionit përfaqësues shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Evropës. “Mazhoranca nuk cakton emrat e opozitës në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Zoti Kastriot Islami ka qenë anëtar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe mbetet deri në momentin që opozita do të caktojë emrat për këtë delegacion. çdo interpretim tjetër është spekulativ dhe abuziv”, thuhet ne deklarate.
Por ne kete njoftim nuk jepet asnje informacion pse nuk eshte respektuar
regullorja e Kuvendit, qe emrat e delegacionit shqptar ne Keshillin e
Evropes te diskutoheshin ne Konferencen e Kryetareve te Grupeve
Parlamentare dhe me pas te miratoheshin ne seance plenare, apo pse
deputeti Shpetim Idrizi eshte perfaqesues i opozites shqiptare.
Por ne kete njoftim te kryetares thuhet se “Kuvendi fton opozitën të
përcaktojë emrat e saj për delegacionin e Asamblesë së Këshillit të
Europës, Asamblesë së NATO-s, Asamblesë së OSBE-së dhe institucione të
tjera”.
Azhornuar së fundi ( e diel , 24 janar 2010 )
< I mëparshmi