E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Socialistët, tentativa për zgjerim të krizës

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se PS po tenton të zgjerojë krizën, duke vënë në tryezë si kushte për zgjidhjen e saj kandidaturën e presidentit të ardhshëm. Edmond Haxhinasto, nënkryeatri i kësaj force, thotë se ndryshe nga situata e shkaktuar me zgjedhjen e Bamir Topit, presidentit të ri i nevojiten vetëm 71 vota, pra vetëm ato të maxhorancës.

“Në këto momente tregohet se opozita nuk ka si objektiv të saj,
pikërisht përmirësimin e kuadrit ligjor dhe standardeve të zgjedhjeve,
por dëshiron që të krijojë një krizë politike dhe më pas të arrijë
zgjidhjen e kësaj krize duke u ulur në një tavolinë negociatash, ku
diskutohet dhe ndarja e pushteteve të cilat janë të pavarura. Do thoja
se diçka e tillë është e papranueshme” tha Haxhinasto.

Ndërkohë një tjetër parti e maxhorancës, ajo Republikane, i bën thirrje
socialistëve të tërhiqen nga tonet kërcënuese dhe të ulen në një tryezë
dialogu. “Partia Republikane i ben thirrje asaj pjese te ndergjegjshnme te
Partise Socialiste , si dhe atyre deputeteve te rinj te  cilet baze te
formimit te tyre kane filozofine demokratike perendimore te distancohen
nga kjo menyre  destruktive e te berit politike, të terhiqen nga tonet
kërcënuese për marrjen e pushtetit me dhunë e te marin persiper
pergjegjesite me te cilat i ngarkuar votuesi” tha Artur Hasanbelliu,
sekretar i marrëdhenieve me jashtë në PR.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›