Kriza e çmimeve, Bode: Do rrisim pagat
Ministri i Financave, Ridvan Bode, për herë të parë komenton publikisht krizën e fundit botërore të ushqimeve, që është shoqëruar me rritjen e fortë të çmimeve si në tregun ndërkombëtar, ashtu dhe në atë vendas. Bode tregon masat që do të ndërmarrë qeveria për të përballuar këtë situatë dhe për herë të parë pranon se është i hapur ndaj një propozimi që biznesi prej kohësh ja bën politikës dhe që ka të bëjë me çlirimin e kapitaleve dhe aseteve të fjetura përmes një amnistie të gjerë fiskale.
Z. ministër, bota së fundmi po përballet me një krizë çmimesh të produkteve ushqimore,përkundrejt së cilës Shqipëria duket se ka shumë pak në dorë për të reaguar. Si mendoni se kjo krizë do të implikojë ekonominë shqiptare?
Është e vërtetë që sipas konsideratave të shumë ekspertëve të ekonomisë dhe financave aktualisht bota është përfshirë në një krizë e cila konsiderohet më e thella, për shkak se ka një krizë të përbotshme dhe se ka implikuar shumë aspekte të ekonomisë. Kjo krizë dominohet në pamjen e parë nga tre elementë. Së pari rritja e çmimeve të energjetikës, e cila kondicionohet nga politika të caktuara që ndjekin vende të veçanta, por edhe organizime të ndryshme vendesh apo organizata të tjera ndërkombëtare lidhur me politikat për përdorimin e burimeve të naftës dhe të çmimeve të naftës. Së dyti, që lidhet shumë me faktorin e parë, është rritja e çmimeve të ushqimeve për shkak të rritjes së disa produkteve bazë si drithëra, orizi së fundmi, vajrat e të tjera. Të gjitha këto të lidhura ngushtë me dy aspekte, së pari me shndërrimin e përdorimit të drithërave për karburante bio dhe nga ana tjetër me heqjen dorë nga një sërë vendesh të zhvilluara të politikave subvencioniste që kanë ndjekur me bujqësinë. Kjo i ka shtyrë për të modifikuar mënyrën e funksionimit të brendshëm të ekonomive të vendeve të mëdha, të cilat kanë dhënë një impakt ndërkombëtar. Përballë kësaj rritjeje të çmimeve, vende në zhvillim dhe vende me kapacitete të mëdha për prodhimin e ushqimeve si Rusia, Argjentina, por edhe vende të tjera tashmë vende prodhuese të orizit, kanë vendosur taksa mbi eksportin e ushqimit, duke përfituar nga tregu i favorshëm ndërkombëtar dhe nga ideja për të siguruar të ardhura shtesë për zhvillimin ekonomik të vendeve të tyre; kanë filluar në shkallë të gjerë përdorimin e taksave në eksport për ushqimet. Kjo ka shkaktuar një rritje të përgjithshme të çmimeve dhe rritjen problematike të konsumit në shumë vende në zhvillim dhe vendet e prapambetura me ngjarje të dhimbshme. Mendoj se këtyre dy elementeve, krizës energjetike dhe asaj ushqimore, u shtohet një element i tretë që ka të bëjë me krizën e banesave në SHBA, që implikon një krizë të mundshme në sistemin bankar, me gjithë ndërhyrjet e shumta që janë bërë nga qeveria amerikane dhe me mundësinë që këto elemente të krizës financiare të mund të përhapen dhe në vende të tjera. Në këtë kuadër pra, siç shikohet, zhvillimi i ekonomisë botërore është tepër kompleks. Fati i mirë ka të bëjë me faktin që shumë vende në proces zhvillimi kanë një ritëm të tyre të brendshëm dhe po mundohen të adaptohen në kuadrin e kësaj krize pa implikuar shumë ekonomitë e tyre dhe duke mundësuar që të tejkalojnë dhe të mbijetojnë në një periudhë të tillë, e cila shpresoj të jetë e shkurtër dhe të mund të tejkalohet, pasi kapacitetet për të menaxhuar të tilla kriza janë të mëdha në të gjithë botën. Shqipëria në këtë kuadër, sigurisht që duke qenë një ekonomi me dimensione modeste në kuadër të ekonomisë botërore, dhe duke qenë se zhvillimet e saj të brendshme nuk reflektojnë tendencat e zhvillimit të përgjithshëm, është një vend pësues i faktorëve të krizës ndërkombëtare. Por sikurse shikohet tendenca, përsëri Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit mbeten lehtësisht pak të prekura. Tremujori i parë i vitit në vijim flet për një inflacion të dukshëm në shumë vende të botës dhe të rajonit. Unë mund t‘ju them që Bullgaria e pati 14% nivelin e inflacionit për tremujorin e parë, Rumania 9%, Hungaria, Maqedonia, vendet e tjera të rajonit kanë një nivel përsëri më të lartë se Shqipëria. Ne patëm një rritje të indeksit të çmimeve, pra inflacionin 4.6%. Dhe në të ardhmen mendoj që ekonomia shqiptare do të vijojë të mbetet më pak e prekura dhe kjo ka faktorët e vet. Së pari rritjen ekonomike. Pavarësisht nga kushtet e tregut ndërkombëtar, edhe vitin e kaluar, kur të gjitha vendet e Bashkimit Evropian patën një rritje shumë të vogël ekonomike, e cila vlerësohet të jetë jo më shumë se 1%, ne minimumi kemi pasur një rritje prej 6.5%, sepse në planifikimin prej 6% që kemi pasur me FMN-në ishte konsideruar se bujqësia do të ishte me rënie vitin e kaluar për shkak të thatësirës, por në të vërtetë bujqësia ka rezultuar me një rritje prej 2% vitin e kaluar dhe mendohet që kjo influencë e bujqësisë mund të çojë shumë më lart rritjen tonë ekonomike kur të përllogaritet në mënyrë përfundimtare. Pra kemi rritjen ekonomike, e cila si të thuash balancon presionet inflacioniste dhe së dyti kapacitetet që ka bujqësia shqiptare për të rritur prodhimin. Dhe në kushtet e një konjukture tregu të favorshme ne shpresojmë dhe besojmë që viti 2008 do të jetë një vit edhe më i mirë bujqësor dhe një mundësi më e madhe që ekonomia bujqësore të mund të plotësojë ato boshllëqe që ka në raportin tregtar Shqipëria me botën. Përballë kësaj rritjeje të çmimeve, interesi për të prodhuar më shumë në Shqipëri është edhe më i madh dhe përfitimet po ashtu. Pra, në këtë kuadër mendojmë që gjithë politikat e qeverisë dhe të bankës do të konsistojnë për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për t‘i dhënë mundësinë ekonomisë tonë që të shprehet me të gjitha kapacitetet që ka në të gjitha disponimet e veta financiare, burimeve natyrore, burimeve njerëzore për të tejkaluar këtë situatë dhe kjo ka qenë dhe mbetet politika jonë. Ne vazhdojmë të mbështetim një program intensiv të investimeve publike dhe me një vëmendje ndaj sektorit të bujqësisë dhe sektorëve të tjerë prodhues, të cilët do të mundësojnë në perspektivë kapërcimin e kësaj situate krize. Nga ana tjetër, qeveria ka deklaruar dhe është e vendosur, dhe ka të gjitha mundësitë e saj për të mos lejuar që për shkak të këtij presioni të rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar të kemi një dobësim të fuqisë blerëse të vendit, pra të kemi një varfërim të mëtejshëm të popullsisë.
Ju thoni që qeveria do të fokusohet për të mos lejuar një rënie të fuqisë blerëse, por sakaq mediat ndërkombëtare po raportojnë ditët e fundit lajme se në Evropë konsumatorët kanë filluar të modifikojnë sjelljen e tyre, pra po pakësojnë shpenzimet, për rrjedhojë edhe konsumin. Si mund të shmanget kjo situatë në Shqipëri?
Modifikimi i sjelljes së konsumatorit është një proces racional mendoj, përballë konjukturave të reja ekonomike. Në tregjet e brendshme, por dhe në tregun botëror, sigurisht që konsumatori reagon në mënyrën e vet dhe reagon në mënyrë racionale. Sigurisht përballë kësaj ne mendojmë që të paktën të mos modifikohet niveli total i konsumit të konsumatorit. Pra të mos çojmë në uljen e fuqisë blerëse të buxheteve familjare. Dhe ajo që ne jemi duke bërë, mendojmë se do të konsiderojmë rritjen e pagave dhe pensioneve të punonjësve buxhetorë dhe të gjithë shërbimeve që ofron vetë qeveria ndaj shtetasve. Pra ka disa këndvështrime, ka disa propozime, të cilat mendojnë se kanë racionalitetin e vet, por mendoj se rruga e ndjekur nga qeveria është më e drejta. Ka kërkesa për të shkallëzuar TVSH-në, për të hequr TVSH-në, për të hequr taksa etj. Shqipëria realisht është vendi me taksat më të ulëta në gjithë kontinentin evropian dhe konsiderohet një nga 5 vendet me nivel më të ulët të taksave në botë. Në këtë kuptim pra, nuk është niveli i taksave që shkakton inflacionin, që sjell rritjen e çmimeve në treg, por është konjuktura e përgjithshme. Çdo modifikim i nivelit të taksave nuk do të mund të përballonte presionet që vijnë nga jashtë. Pra nuk do të mund të quhet e kryer detyra e qeverisë nëse do të veprojë vetëm në fushën e taksave. Përkundrazi, ne mendojmë që të mbetemi në këtë nivel, pra ndër më të ulëtin e taksave në gjithë kontinentin evropian. Ne mendojmë që do të vazhdojmë të mbështesim me rritje pagash dhe pensionesh. Dje qeveria diskutoi rreth një propozimi të ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për të rritur me 3% nivelin e pagave dhe të pensioneve. Ne konsiderojmë që niveli i rritjes së pagave, i cili bëhet çdo korrik në Shqipëri dhe korrigjon njëkohësisht dhe inflacionin, do të jetë pasi të vërtetohet norma e inflacionit për 6 muajt e parë të vitit, nivel që mund të jetë më i lartë nga ai që është konstatuar vitin e kaluar. Dhe në këtë moment do të ndërhyjmë me rritje të pagave dhe pensioneve, të cilat do të marrin në konsideratë që jo vetëm të mbulojnë inflacionin e ndodhur në harkun vjetor, por njëkohësisht të mund të vijojë politikën e deklaruar të qeverisë për një rritje më progresive të pagave dhe pensioneve të ulëta për të krijuar kushte dhe mundësi që gradualisht fuqia blerëse të jetë promotore në zhvillim, sikurse ka qenë për një kohë të gjatë. Prandaj ne mendojmë që politika që ndjek qeveria për të mos tentuar që përmes politikave apo nismave të veta të mundësojë uljen e inflacionit, por të korrigjojë pasojat e tij. Pra të bëjë tregu lojën e tij të lirë dhe qeveria të përgjigjet dhe të kujdeset për pasojat sociale që mund të shkaktojë një ekonomi e tillë, me një dinamikë të veçantë që po ndodh sot në Shqipëri për shkak të presionit të inflacionit në botë.
Le të flasim për një reformë që qeveria ka ndërmarrë gjatë tri viteve të fundit, reformën fiskale. Janë ndërmarrë një sërë masash dhe ndryshimesh të rëndësishme në sistemin tatimor shqiptar. A mund të quhet e përfunduar reforma me Ligjin e Procedurave Tatimore apo qeveria parashikon të tjera masa lehtësuese?
Reformat asnjëherë nuk mund të quhen të përfunduara. Reformat janë një proces i pandërprerë, të cilat në varësi me fazat që ndodhet ekonomia intensifikohen, përshtaten, përmirësohen etj. Reformë nuk është gjithashtu vetëm ulja apo heqja e taksave. Unë thashë që ne vjet u deklaruam vendi me liritë fiskale më të mëdha në gjithë Evropën. Dhe kjo konsiston pikërisht në nivelin e taksave. Ndërkohë që mbeten shumë aspekte të tjera për të përmirësuar administrimin e taksave, për të rregulluar raportet midis biznesit dhe administratës fiskale, për të mënjanuar informalitetin, për të mënjanuar dhe për të minimizuar arbitraritetin administrativ etj. Pra mendoj se reformat të cilat ne mendojmë për këtë vit, do jenë reforma të përmirësimit të klimës së biznesit dhe të ridimensionimit të lirive në treg. Kjo do të thotë mundësimin e forcimit të konkurrencës në treg, duke mënjanuar të gjitha ato aspekte apo segmente të ekonomisë të cilat konkurrojnë në mënyrë të padrejtë dhe të pandershme, për shkak të pozitave të caktuara dhe të veçanta dhe informalitetit që kanë mundur të zhvillojnë në kohë. Pra mendoj se kjo përbën një objektiv shumë thelbësor. Dhe qeveria ka ndërmarrë disa masa. Do t‘i propozojë parlamentit disa akte ligjore të cilat do të ndikojnë në këtë kuadër. Ta çlirojnë, ta çtensionojnë, ta shprehin mundësinë e të gjithë kapitaleve që kanë bizneset. Kemi në përpunim një nismë për të riskeduluar borxhet që kanë kompanitë në raport me shtetin. Një pjesë e këtyre borxheve janë jo korrekte, por i takon parlamentit që të shprehet dhe të vendosë, një pjesë e borxheve janë të pamundura për t‘u arkëtuar, ndërkohë që një pjesë e biznesit në borxhet e krijuara vetëm 10% kanë detyrime ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me penalitete, interesa apo kamatëvonesa. Pra mendoj që të çlirojmë raportet midis shtetit dhe biznesit. Nga ana tjetër jemi të gatshëm për të mirëpritur çdo propozim nga komuniteti i biznesit gjithashtu për t‘i krijuar mundësi që tregu të jetë transparent, që të gjitha kapitalet të mund të dalin dhe të shprehen në treg, sikurse kanë bërë dhe vende të tjera. Mendoj që ka ardhur momenti. Ne kemi rritur kapacitetin tonë për të administruar më mirë, biznesi është i interesuar për të deklaruar në mënyrë të plotë dhe të drejtë pa fshehur gjë, niveli i taksave është tepër simbolik. Në këto kushte të gjithë janë të ftuar për të dalë lirshëm në treg dhe për të mënjanuar çdo keqkuptim, keqinterpretim apo presion që vjen nga ky informalitet tepër i zgjatur, nga qëndrimi në një kohë tepër të gjatë në errësirë e një pjese të madhe të kapitaleve dhe bizneseve shqiptare.
Kur parashikon qeveria që të ndërmarrë hapin e parë ligjor për të "pastruar mëkatet" e biznesit dhe a do të jetë nisma vetëm në këndvështrimin e borxheve, apo do përfshijë dhe asetet e padeklaruara?
Unë thashë në këndvështrimin e borxheve së pari, por qeveria është e gatshme të konsiderojë çdo propozim të komunitetit të biznesit. Kapitalet gjithashtu janë shumë të rëndësishme për t‘u legalizuar. Për të rritur kapacitetin e bizneseve tona, për të hyrë në tregun bankar dhe të kreditimit. Niveli i kreditimit në Shqipëri vërtet ka njohur një rritje shumë të madhe, në 3 vjet është rritur 4 herë. Niveli i kreditimit për biznesin privat është 30% e PBB-së, por po ta marrim në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ato kanë nivel më të lartë nga ne. Pra mendoj se bizneset duke rritur deklarimin e kapitaleve të tyre, do të kenë kapacitete më të mëdha për t‘u kredituar nga sistemi bankar. Pra rrisin kolateralin e tyre dhe gradualisht dalja në dritë e këtyre kapitaleve do të zhvillojë tregun e kapitaleve, do të kuotojë këto biznese për të parë realisht se cila është vlera e tyre. pasi ende veprohet në mënyrë konvencionale lidhur me vlerën e kapitaleve që kanë bizneset shqiptare.
A ka ndonjë shifër apo llogaritje të përafërt se cila është vlera e këtyre kapitaleve të fjetura?
Është e vështirë të flasësh me shifra konkrete, por ne bëjmë përllogaritje të tërthorta dhe masa e padeklaruar e kapitaleve është e konsiderueshme.