Kriza, qeveria i ka këmbët e lidhura
Çfarë është kriza! Ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Ilir Ciko, dha tri shpjegime mbi kuptimin e kësaj fjale dje në një takim të organizuar nga G99 mbi debatet politike të ditëve të fundit nëse vendi gjendet apo jo në krizë.
Katër panelistë diskutuan mbi gjendjen ekonomike të vendit dhe të gjithë ranë në një mendje për sa i përket faktit se pasojat e krizës botërore do të jenë të rënda edhe për vendin tonë, por gjithashtu, që të katërt nuk dhanë ide se çfarë mund të bëjë qeveria në një situatë të tillë. Tre prej tyre pranuan se në kushtet tona, qeveria nuk ka shumë çfarë mund të bëjë.
"Ne jemi një vend me të ardhura të ulëta, nuk kemi ndonjë gjë të madhe çfarë të bëjmë", - tha Milva Ekonomi, e cila shpjegoi se një pjesë e konsiderueshme e popullatës shqiptare do të bjerë sërish nën nivelin e varfërisë për shkak të krizës. Statistikat e publikuara nga Ekonomi paraqisnin, për ironi të fatit, faktin se qeveria e sotme e djathtë ka shpenzuar më shumë para nga buxheti për ndihmë sociale sesa qeveria paraardhëse e majtë.
"Është kollaj të këshillosh dhe e vështirë të zbatosh", tha Gjergj Filipi.
"Buxheti shqiptar nuk ka hapësira për të rritur shpenzimet, ndërkohë që përballë rënies së të ardhurave, duhet të mendohet se si do të mbulohet deficiti më i lartë", u shpreh Sagita Muço.
Kriza vjen nga Italia
Varësia e Shqipërisë nga lidhjet ekonomike me Italinë u vlerësua nga z. Ciko si një nga problemet më të mëdha të vendit sot. Shqipëria është vendi me lidhjet më të forta ekonomike me Bashkimin Evropian, ///////////////nga vendet e rajonit dhe partnerët tanë tregtarë janë veçanërisht të goditur nga kriza. Italia pritet të pësojë rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 2.5 për qind këtë vit, ndërsa do të duhet të presim vitin 2011 që ekonomia e "vëllait të madh" të japë shenja përmirësimi. Gati gjysma e tregtisë sonë të jashtme kryhet me Italinë, si në eksporte, ashtu edhe në importe. Vetë Italia parashikon rënie të konsiderueshme të tregtisë së saj të jashtme. Nga Italia vjen edhe një e katërta apo një e treta e remitancave. Në këto kushte, pasojat pritet të jenë të shumëfishta, si për shëndetin e financave publike, ashtu edhe për mirëqenien e shtresave më të varfra të popullatës shqiptare.
Gropa e remitancave
Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, remitancat kanë sjellë 15 për qind të PBB-së së Shqipërisë gjatë viteve të shkuara, por pas fillimit të krizës vitin e kaluar, ato ranë në 11.5 për qind të PBB-së, ndërsa këtë vit, pritet të bien në 9.1 për qind të PBB-së. Çdo përqindje e PBB-së është e barabartë me rreth 100 milionë dollarë. Në kushtet e të ardhurave më të pakta nga remitancat në rendin e qindra milionë dollarëve, vendi do të ketë më pak importe dhe rrjedhimisht, më pak të ardhura për buxhetin e shtetit.
Qeveria duket se do të ketë shumë probleme këtë vit. Të ardhurat e buxhetit të shtetit parashikohen në rënie, shpenzimet për interesa për borxhin publik duken në rritje. Bankat nuk duken të gatshme të ofrojnë më shumë para borxh të brendshëm për qeverinë. Nga buxheti i shtetit prej 3.8 miliardë dollarësh shpenzime, 75 për qind janë shpenzime operative, te të cilat nuk mund të kursehen. Nga pjesa tjetër, një pjesë janë investime të huaja me destinacion të përcaktuar, një pjesë janë për rrugën Rrëshen-Kalimash dhe pjesa e mbetur është shumë pak për të manovruar.
Ekspertët kanë filluar të pranojnë se kriza që po kap Shqipërinë ka origjinë nga jashtë. Përmasat e saj janë shumë më të mëdha nga sa mund të kompensohet nga manovrime buxhetore. Rënia e remitancave prek një numër jashtëzakonisht të madh familjesh shqiptare, të cilat shpesh jetojnë në zonat më të varfra të vendit dhe e kanë emigrantin si burimin e vetëm të parasë. Pavarësisht të gjitha statistikave, qeveria shqiptare ka thënë dhe përsëritur se vendi "është një përjashtim" dhe se Shqipëria nuk është në krizë. Edhe vetë FMN është e paqartë për këtë. Sipas një letre të dërguar nga Ann Margaret Ëestin në Forumin Ekonomik të Tiranës, "rritja ekonomike e Shqipërisë mund të jetë 2-3 për qind këtë vit", por kjo nuk është krizë përballë faktit se Evropa Qendrore dhe Lindore do të pësojë rënie të prodhimit me 0.5 për qind.
Sipas Ilir Cikos, situata është më e thjeshtë: "Krizë është një fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër. Ajo do të thotë ‘moment i caktuar kur duhet marrë një vendim‘". Shqipëria ka kaluar shumë kriza gjatë njëzetë viteve të fundit, sipas Cikos. "Ne kemi kaluar krizën humanitare të vitit ‘99, krizën e besimit te bankat në vitin ‘01, krizat energjetike etj. Në të gjitha rastet jemi përpjekur të bëjmë diçka, të marrim një vendim. Ka vetëm një rast, kur vendi nuk veproi përballë një krize: qe viti 1996", - u shpreh ai.
Sipas të gjithë fjalorëve, kriza nuk është katastrofë. Është situata që i paraprin një katastrofe.
Beqja
Fushata, qeveria po
keqadministron buxhetin
Partia Socialiste deklaroi dje se qeveria e Sali Berishës vazhdon të shpenzojë para publike për të treguar gjoja arritjet e saj në administrimin fiskal. "Në janar 2009, në arkën e shtetit: mungojnë 10 milionë USD nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Të ardhurat e mbledhura nga TVSH janë më të ulëta se në çdo muaj të gjysmës së dytë të 2008", u shpreh Ilir Beqja. Teksa shtoi se mungojnë gjithashtu 3.6 milionë USD nga akcizat dhe 3.1 milionë USD nga tatimi mbi fitimin. "Në muajin e parë të vitit 2009, qeveria ka tejkaluar shpenzimet: për pagat me 18 për qind, për kontribute të sigurimeve shoqërore me 87 për qind dhe për subvencione me 14 për qind", nënvizoi Beqja. PS argumenton se në një analizë më të thelluar të buxhetit të janarit 2009, dëshmohet se 89 për qind e shpenzimeve për investime kanë shkuar për rrugën Durrës-Kukës. "Kjo tregon se të gjitha punët e tjera publike që Berisha hallakatet të përurojë nëpër Shqipëri, janë të pambështetura me fonde buxhetore dhe kontratat po lidhen vetëm për qëllime elektorale", insistoi Beqja.