Kriza e naftës, izolohet në Shqipëri
25/12/2004 Evropa dhe SHBA, i kanë dhënë fund çmimeve të larta të naftës. Në raste të tilla, elasticiteti i tregtarëve shqiptarë është shumë i vogël. Në të kundërt kur çmimet e fuçive të naftës arritën në 54 dollarë, tregtarët shqiptarë nxituan të propagandonin dhe më pas të vinin në zbatim rritjen e çmimit të naftës. Dje bursat ndërkombëtare u mbyllën me 44 dollarë për fuçi. Rreth 10 dollarë nga koha e krizës. Bursa e Londrës pati edhe rekordin, duke e shitur naftën me kontratë afatshkurtër në 40.4 dollarë për fuçi. Kuptohet që, ndryshimet që kanë të bëjnë me uljen e fitimit, ose më saktë me barazimin e fitimit si në kohët e para krizës, janë disi të pakapshme për tregtaërt shqiptarë të naftës.
Dyftyrësia
Në gusht dhe shtator, tregtarët e naftës ishin ose u bënë “gazetarët” më të mirë për pasqyrimin e ndryshimit të çmimit në bursat ndërkombëtare. Ishte koha e krizës, e hedhjes në erë të naftësjellësve në Irak, e uljes së prodhimit të naftës nga Arabia Saudite dhe e gjendjes jo fort premtuese politike në Amerikën e Jugut. Lajmet që intervistoheshin nga shtypi, e bënin përditë e më të domosdoshme rritjen e çmimit në Shqipëri. Çdo lëvizje e rritjes së çmimit të fuçive në bursën e Londrës apo të Nju Jorkut, pasqyrohej me shpejtësinë e dritës në tregun shqiptar. Rekordi erdhi në tetor, kur një litër naftë kushtoi 105 lekë, shifër e frikshme për të gjithë shoferët. Gjithçka justifikohej me importin e vogël të naftës. Importuesit, sipas përfaqësuesve të tyre me hapësirë të bollshme në media, nuk kishin rezerva të mjaftueshme për të ruajtur çmimin. Rezervat ishin maksimumi një-mujor dhe lëvizjet e çmimit në bursat ndërkombëtare ishin domosdoshmërisht të pasqyrueshme edhe në tregun vendas.
Dy muaj më vonë. Evropa dhe Amerika po i gëzohen rritjes së prodhimit nga vendet e OPEC-ut. Amerika e Jugut ka filluar të rrisë nxjerrjen e arit të zi, ndërsa Amerika po ndjek një politikë më lehtësuese në tregjet e naftës. Rezultati është i qartë. Ashtu si u rrit me shpejtësi, ashtu çmimi i naftës tani po bëhet më i lirë. Vendet perëndimore dhe lindore, e kanë pasqyruar këtë edhe në tregjet e tyre. Një shofer evropian konsumon më pak para për naftë. Por tregtarët shqiptarë, çuditërisht nuk i ulin çmimet. Ato vazhdojnë të tregtojnë naftë me çmimet e krizës, duke u justifikuar se akoma nuk kanë shitur rezervat e blera me çmimet e krizës. Dhe gjithçka ndodh në momentin kur dollari nga 100 lekë ka arritur në 90 lekë. Një shifër kjo që i shtohet mundësive për të fituar mbi maksimalen me çmimet e naftës.
Reagimi
Asgjë nuk mund të bëjnë shoferët. Kanë vetëm një zgjidhje, të mos blejnë naftë. Por, kjo lloj greve do të dëmtonte fillimisht vetëm ata që përdorin automjete. Shoferët kanë një zgjidhje. Ata zgjedhin njerëzit që duhet të parandalojnë fitimet skandalozisht të larta të tregtarëve. Këta të fundit, në rast se nuk do të kishin interesa direkte apo indirekte me tregtarët e naftës, normalisht duhet të kishin ndërhyrë. Në rast se nuk kanë interesa dhe nuk ndërhyjnë, atëherë janë të paaftë. Raste të tilla janë si ato të Guvernatorit, i cili thotë se shitja e naftës me çmime të larta nuk do të frenojë rritjen ekonomike, ashtu edhe ato të tatimeve, që vazhdojnë të lejojnë tregtime me çmime të tilla. Ndërsa autoriteti i konkurrencës do të vazhdojë të “bërtasë” se tregtarët po bashkëpunojnë duke vendosur çmime të larta.