Kriza e ndërtimit rrit çmimin e një metri katror
15/05/2005 Tirana, banesat 1200 euro një metër2
Një metër katror në Tiranë rrit çmimin pas çdo dite që kalon. Ndërtuesit, tashmë nuk ngurrojnë të thonë hapur se të gjitha pasojat e sistemit fiskal dhe të mungesës së lekëve do t’i paguajnë konsumatorët. “Mungesa e lejeve të ndërtimit dhe e zonave ku mund të punohet, do të thotë vetëm rritje e çmimit për çdo metër katror që mund të ndërtohet“, bën të ditur Artan Dulaku. Kështu në ndërtim, te zona e Liqenit Artificial fillon me një çmim 1200 euro për metër katror, ndërkohë që brenda zonës së Bllokut çmimi për apartamentet në shitje ka shkuar 150 euro për metër katror. Zona të preferuara dhe që rrisin në mënyrë sistematike çmimin, janë dhe ato rreth Televizionit Shtetëror si dhe te “Rruga e Elbasanit“. Përgjithësisht zona brenda Unazës, e cila ndryshe quhet Zona 1, është mjaft e preferuar dhe ka një rritje të ndjeshme të çmimit nga viti i kaluar. Situata mund të quhet më pak alarmante për ndërtimet që janë në zonën 2 të kryeqytetit dhe që prek periferitë nga zona e Laprakës deri në Allias. Në këtë zonë, çmimi për metër katror lëviz nga 300 deri në 500 euro për metër katror. Kështu, pallatet e ndërtuara në zonën e Laprakës pas përfudimit të rrugës, kanë rritur ndjeshëm vlerën e tyre, duke shkuar në 550 euro për metër katror.
Kështu në pesë muajt e parë të 2005-ës mund të thuhet se çmimi brenda zonës 1 të kryeqytetit është rritur me 30 për qind, ndërkohë që pritet që në 2006-ën me aplikimin e TVSH–së, çmimi të rritet të paktën me 50 për qind.
Kriza në ndërtim ka filluar të japë efektet e veta në tregun e banesave. Sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Artan Dulaku, rreth 50 kompani gjatë 2005-ës nuk kanë patur mundësi të vënë në zbatim asnjë projekt, ndërkohë që ritmi i ndërtimeve gjatë këtij viti është ulur me 70 për qind.
1200 euro/m2
në Zonën 1
500 euro/m2
Zona 2
Liqeni 1200 euro/m2
Blloku 1500 euro/m2
Tirana e Re 800 euro/m2
Rruga e Elbasanit 900 euro/m2
Zona brenda Unazës 700 – 12000 euro/m2
Zona jashtë Unazës 300 – 500 euro/m2