Policit i vjedhin motorrin kur pinte kafe
15/05/2005 Një shitësi i grabisin makinën. "Klienti" e ndezi për ta provuar dhe u zhduk menjëherë
TIRANË- Grabiten në mënyrë spektakolare dy mjete në kryeqytetin e Shqipërisë, ku njëri nga rastet i përket një punonjësi të policisë, të cilit i vodhën motorrin. Burime të komisariatit numër 1 thanë dje për gazetën "Metropol", thanë se pasditen e vonë të premtes, një furgon mallrash ndaloi para lokalit ku pinte kafe puonjësi i policisë dhe personat që ndodheshin brenda e rrëmbyen menjëherë. Më konkretisht, kjo ngjarje ka ndodhur përballë lokal "Sebastian" te "Brryli", kur efektivi i Komisariatit numër 1, Rolando Dervishi, kishte parkuar motorin përballë dhe hyri brenda për të pirë një kafe. Dervishi pa me sytë e tij furgonin e mallrave që qëndroi para lokalit. Njëri prej hajdutëve zbriti menjëherë dhe, pasi rrëmbeu motorin e futi atë në furgon dhe u largua menjëherë. Për punonjësin e policisë nuk mbeti gjë tjetër, veçse të bënte denoncimin në komisariatin ku ai shërben. Ndërsa rasti i dytë i përket një qytetari nga Tirana, që merret me shitje makinash. Atij ia rrëmbyen makinën sy për sy. Sipas burimeve policore, Alban Hajdari ishte në vendin e tij të punës në rrugën "Aleksandër Moisiu", përballë PD-së, kur një person që quhej Marsi, nga Dibra, iu paraqit si klient dhe e pyeti për çmimin e makinës. Bëhej fjalë për një "Toyota" me targa BAE 41904. Personi i quajtur Marsi, i kërkoi Hajdarit të provonte makinën, me qëllimin se do ta blinte menjëherë. Pasi mori çelësat në dorë dhe ndezi “Tojotën”, ai u zhduk menjëherë, duke e lënë shitësin të habitur. Ky i fundit shkoi në Komisariatin numër 1, ku bëri denoncimin për vjedhjen spektakolare të makinës së tij.
"Moda"
Moda e muajve të fundit, ajo e rrëmbimit të makinave, rritet çdo ditë, pavarësisht mohimeve të njëpasnjëshme të krerëve të policisë së Tiranës, ndërsa Prokuroria jep përditë shifra alarmante. Grabiten mesatarisht 7 deri në 8 mjete në ditë dhe për vitin 2004 deri në ditët e sotme të 2005-ës janë 1200 raste të pazbuluara. Pikat e serviseve fshihen nën hijen e riparimeve, ndërsa pjesët e këmbimit që hajdutët u sjellin përditë, u japin mundësinë e përfitimeve maksimale. Një rast tipik i përket dy ditëve më pare, kur u arrestuan dy të rinj që kishin vjedhur një “Ford” dhe e çuan në një pikë hekuri, ku do ta shisnin. Vetë burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, thanë se u arrestua B.B., 18 vjeç dhe Oligert Pajo, 20 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur automjetin tip "Ford Eskord”, të cilën më pas e kishin çuar në një pikë hekuri për ta shitur. Tri ditë më parë u sekuestrua mjeti "Jeep" ngjyrë gri, i vjedhur në Viçenca, Itali, në vitin 2001.