Kriza e re e bankave vjen nga deti
Kur "EastWind Maritime", një kompani e transportit detar e përmasave të mesme falimentoi këtë verë, pak banka në SHBA ia vunë veshin lajmit. Por në Europë, ku bankat kanë një portofol kredish prej rreth 350 miliardë dollarësh në industrinë e raportit detar, rasti i kësaj kompanie qe me të vërtetë shqetësuese. Kompania e falimentuar nuk ishte në gjendje të menaxhonte kreditë e veta prej 300 milionë dollarësh. Frika tani është se edhe kompani të tjera të transportit detar do të falimentojnë, duke tërhequr me vete edhe bankat që i kanë kredituar. Anijet e transportit po përballen me rënien drastike të çmimeve të kësaj industrie të shkaktuar nga rënie me 25 për qind e tregtisë botërore.
"Ka shumë gjasa që falimentet në këtë industri të fillojnë pas vitit të parë të krizës", tha një analist i ‘Standard & Poor‘s‘. Disa banka kanë filluar sakaq të vënë mënjanë para rezervë për të mbuluar humbjet e mundshme nga ky sektor, por për shumë bankierë, është një fakt pozitiv se kompanitë e anijeve po vijojnë të paguajnë interesat e kredive të veta.
"Problemi është se do të ketë më shumë falimentime, për shkak se shumë pronarë anijesh nuk po i përdorin dot anijet e tyre", tha Anthony Zolotas, një bankier për industrinë e transportit detar në Athinë. "Në një farë pike, pronarët do t‘i dorëzojnë bankës çelësat e anijes. Është shumë e thjeshtë".
Kjo industri, vetëm dy vite më parë ishte në ekspansion të plotë dhe po zgjeronte kapacitetet. Tani konkurrenca e fortë i ka ulur çmimet nën koston e përdorimit të anijeve në distanca oqeanike dhe analistët mendojnë se pronarët e anijeve do të jenë grupi i ardhshëm i borxhdhënësve të paaftë për të menaxhuar borxhet e veta. Disa e krahasojnë situatën në këtë sektor me krizën e shtëpive që solli tërmetin mes bankave amerikane. Në atë kohë, pronarët e shtëpive panë se çmimi i pronave të veta ishte më e vogël se sa shuma e parave të marra kredi dhe ndaluan së paguari këstet mujore. Tani janë çmimet e anijeve ato që po bien me shpejtësi dhe që mund t‘i shtyjnë pronarët të dorëzojnë anijet në vend që të mundohen për të shlyer borxhet.