ndërkombëtare, thotë komisioni Brukseli: Të krijohet apelimi te prokurimet
Komisioni Europian i Brukselit i ka kërkuar në mënyrë eksplicite qeverisë shqiptare të krijojë një trupë mbikëqyrëse të pavarur për apelimet e rezultateve të tenderëve publikë, institucion që qeveria e ka bërë të qartë në shumë raste se nuk e dëshiron. Në raportin e fundit për Shqipërinë, komisioni thotë: "Legjislacioni i prokurimeve nuk ka pësuar asnjë ndryshim thelbësor. Nevojiten ndryshime të tjera për ta përshtatur me legjislacionin e BE-së, veçanërisht për sa u përket koncesioneve". Por, vërejtja më e madhe konsiston në mënyrën se si menaxhohen ankimimet e pjesëmarrësve në tenderë për rezultatet. "Procedurat për trajtimin e ankesave nuk i plotësojnë ende standardet e gjithëpranuara ndërkombëtare. Një strukturë e pavarur mbikëqyrëse nuk është krijuar ende. Vendimet mbi ankimimet vijojnë të merren nga Agjencia e Prokurimeve Publike, e cila është përgjegjëse për interpretimin e ligjit dhe për dhënien e konsulencës për autoritetet kontraktuese".
Apelimet
Bashkimi Europian zbatoi një program asistence në Shqipëri me vlerë disa milionë euro disa vite më parë dhe që kishte synimin të hartonte një kuadër legjislativ bashkëkohor në fushën e prokurimeve. Thelbi i ligjit të ri ishte krijimi i një zyre të re të quajtur Avokati i Prokurimeve, i cili duhej të funksiononte si një gjykatë apeli për tenderët, të ishte i pavarur dhe të kishte fuqi të plotë vendimmarrëse. Por, dy vite më parë, qeveria e injoroi konsulencën e BE-së dhe ia hoqi funksionet vendimmarrëse avokatit të prokurimeve, me argumentimin se qeveria ishte parimisht kundër institucioneve të pavarura. Shqipëria ka tashmë një marrëveshje me Bashkimin Europian dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga BE-ja është një detyrim. Komisioni duket se nuk e ka harruar çështjen e prokurimeve dhe në raportin e saj të progresit e bën edhe një herë të qartë që Shqipëria duhet ta krijojë një institucion të pavarur për trajtimin e apelimeve në fushën e prokurimeve. Sipas ekspertëve, ligji aktual nuk jep dot drejtësi të pavarur kur dikush ankohet për manipulim tenderësh. Ndërkohë, qeveria ndërmori një hap tjetër në drejtim të kundërt gjatë muajve të fundit. Një ndryshim në ligj ka vendosur ta kufizojë edhe më shumë mundësinë që kanë pjesëmarrësit në tenderë për t‘u ankuar. Ligji i ri që u miratua pak javë më parë në Parlament, i detyron kompanitë të paguajnë garanci financiare, garanci që do t‘u konfiskohet në rast se humbasin çështjen në apelim. Paratë u kthehen në rast se ankimimi i tyre pranohet. Masa e garancisë nuk është përcaktuar ende, por diskutohet se do të jetë 5 apo 10 për qind e vlerës së tenderit. Sipas qeverisë, shumë subjekte ankimojnë vendimet e enteve prokuruese thjesht për të bllokuar tenderin.
Gj. Erebara