Urdhri: Asnjë dhomë me ngrohëse
Për disa vjet me radhë Drejtoria e Qytetit të Studentit ka diskutuar lidhur me mbajtjen e rezistencave në dhoma. Por këtë vit është dhënë urdhri i prerë për heqjen e tyre.
Ky vendim është marrë duke nisur nga konsumi tepër i lartë i
energjisë elektrike. Sipas punonjësve të Drejtorisë së Qytetit të Studentit, faturat e energjisë janë tepër të larta. Kjo për shkak të ngrohëseve që mbajnë studentët në dhoma. Ato sqarojnë se studentët i kanë të gjitha kushtet për të mos i mbajtur këto mjete. Sipas punonjësve të kësaj drejtorie, për ngrohje ekziston sistemi i kaldajave, për larje janë instaluar dushet, ndërsa për të ngrënë studentët mund të ushqehen në mensa. Por nga ana tjetër, të rinjtë nuk shprehin të njëjtat mendime lidhur me këtë çështje. Për studentët, heqja e rezistencave është një problem shumë i madh, pasi është e vetmja mundësi që kanë për t‘u ngrohur. Sipas tyre ky vendim është i padrejtë. Edhe pse ekziston sistemi i kaldajave ato nuk vendosen në përdorim. Vendimi për heqjen e ngrohëseve nga dhomat e godinave paraqitet tepër shqetësues për studentët, e sidomos për vajzat, të cilat i përdorin rezistencat jo vetëm për gatim, por edhe për të larë veshjet.
"Ne nuk i përdorim rezistencat vetëm për ngrohje. Drejtoria mund të ketë të drejtë se kjo ka shpenzime, por nga ana tjetër edhe ne nuk kemi zgjidhje", shprehet Eva, banuese e këtij qyteti. Sipas saj, punonjësit e drejtorisë justifikohen se vënë në punë sistemin e kaldajave, por ato nuk ndizen fare. Eva nuk është e vetmja studente e revoltuar nga ky vendim. Si ajo ka edhe shumë të tjerë. Linda, një tjetër studente, shprehet: "Unë iki në shtëpi një herë në muaj, kështu që i laj rrobat këtu, ndërsa rezistencën e përdor për t‘u ngrohur dhe për të gatuar". Këto janë disa nga shqetësimet e studentëve, të cilët tek e fundit kanë paguar një taksë qiraje për të banuar në kushtet normale, jo si këto që i janë ofruar.