E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, Shqipëria, e detyruar të rishikojë marrëveshjen me FMN-në



Tani që 20 krerët e vendeve më të industrializuara i kanë dhënë rëndësi rolit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke e ngarkuar me detyrën e re të menaxhimit të 750 miliardë dollarëve, vëmendja rikthehet të marrëveshja që qeveria shqiptare mbylli në janar të vitit 2009. Aktualisht, vendi ynë nuk ka marrëveshje me FMN-në, por kjo nuk do të thotë që mungon e drejta për të kërkuar një copë nga "750 miliardëshi", pasi Shqipëria vazhdon të mbetet anëtare e Fondit Monetar. FMN-ja është një organizëm që u shërben rreth 185 vendeve të ndryshme të botës, të cilat japin kuotat çdo vit. FMN menaxhon këto shuma të krijuara nga kuotacionet e çdo vendi, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

4 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›