Samiti i NATO-s, qeveria shqiptare “harron” Konferencën e Donatorëve të KE-së
Donatorët shprehën rezerva në paraqitjen e raporteve nga qeveria. Tregtia me BE-në kapi vlerën 2.2 miliardë euro në vitin 2008
Ervin KOÇI
Pas kritikave të një dite më parë “se donatorët nuk po u përgjigjen ritmeve të qeverisë me disbursimin e fondeve”, bërë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, dje qeveria shqiptare e braktisi fare Konferencën e Donatorëve të KE-së, që po zhvillonte punimet në Tiranë. Megjithëse dje në këtë konferencë pjesëmarrësit kanë deklaruar konkluzionet për akordimin e fondeve për vendet e Ballkanit Perëndimor, ai që ka begenisur dje këtë takim ka qenë vetëm zëvendëskryeministri Genc Pollo, zyrtari më i lartë i mbetur në vend, pasi nuk ka qenë pjesë e delegacionit që është nisur për në Samitin e NATO-s. Dy ditë më parë, në nisjen e punimeve të Konferencës, ministri i Financave Bode dhe ai i Ekonomisë Ruli, i kërkuan donatorëve që të ulin burokracitë në dhënien e fondeve të miratuara paraprakisht. Sipas ministrave shqiptarë, qeveria i ka plotësuar kushtet e vëna nga donatorët, që kanë të bëjnë me hartimin strategjive afatmesme, por, nga ana tjetër, procedurat burokratike në dhënien e kredive janë rritur edhe më shumë. Donatorët, nga ana e tyre, kanë vlerësuar se problemet thelbësore në investimet publike, mbeten mungesa e kapaciteteve profesionale brenda ministrive të linjës, në planifikimin e buxhetit të projekteve. Nga analizat që janë për eficencën e shpenzimeve buxhetore, ka rezultuar se projektet e investimeve nuk kanë procedura të qarta dhe transparente të kostove bazë dhe teknikave të llogaritjes. Mekanizmat e monitorimit të projekteve, veçanërisht të atyre infrastrukturore mbeten mjaft të dobëta, gjë që jo rrallë ka krijuar probleme në cilësinë e dobët të punimeve në projektet e financuara, vonesa dhe zvarritje në përfundimin e projekteve në afatet e parashikuara; kërkesa për shtesa fondesh për shkaqe të ndryshme etj.
Problemet
Mos lëvrimi në kohë i fondeve të huaja ka krijuar probleme edhe me realizimin e investimeve të parashikuara në buxhetin vjetor të qeverisë. Si rezultat i kësaj situate, vit pas viti ka pasur një përqindje të ulët të investimeve, ku shkak madhor kanë qenë lëvrimet e kredive të huaja. Donatorët kryesorë janë Banka Botërore, Banka Europiane e investimeve (BEI); Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), qeveria gjermane (KfW), qeveria italiane, qeveria japoneze, qeveria spanjolle, BE-ja etj. Pjesa më e madhe e donatorëve është orientuar në mbështetje të sektorit energjetik, ndërsa për programet e tjera janë mbështetur kryesisht nga BE-ja nëpërmjet granteve të programit "CARDS". Angazhimi i financimit të huaj është realizuar në 2 forma kryesore nëpërmjet financimit në kredi dhe grante. Drejtimet kryesore të asistencës së huaj në fushën e zhvillimit ekonomik, konsistojnë në financimin e projekteve për përmirësimin e klimës së biznesit dhe forcimit institucional. Gjithashtu një nga drejtimet kryesore të asistencës së huaj ka qenë edhe mbështetja e SME-ve si dhe përshpejtimi procedurave të regjistrimit të biznesit etj. Sipas Ministrisë së Financave, struktura afatmesme e shpenzimeve bazohet në parashikimin e të ardhurave dhe financimeve për periudhën 2009-2011 dhe është në përputhje me strukturën e rënë dakord me FMN-në. Totali i shpenzimeve publike parashikohet të arrijë në rreth 31 për qind të PBB-së në vitin 2010. Vlerësohet se, rreth 30 për qind e financimeve të huaja akoma mbeten të pa raportuara, gjë që krijon vështirësi në menaxhimin financiar.
Raportet me BE-në
Bashkimi Europian mbetet partneri kryesor në shkëmbimet tregtare, ku Italia është në krye të listës. "Për vitin 2008, shkëmbimet me vendet e BE-se kanë zënë mbi 64.8 për qind të volumit të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, ndërsa eksportet e mallrave drejt vendeve të BE-së për vitin 2008, kanë zënë rreth 80 për qind të totalit të eksporteve, me një rritje prej 11.8 për qind në krahasim me vitin 20007", - thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Integrimit. Me reduktimin gradual të tarifave doganore, duke nisur nga 1 janari i vitit 2006, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe BE-së janë rritur ndjeshëm. Vetëm gjatë vitit 2008, importet nga BE-ja janë rritur me rreth 19 për qind, krahasuar me një vit më parë dhe arrijnë në rreth 2.2 miliardë euro, ose rreth 61 për qind e totalit të importeve që hyjnë në Shqipëri. Edhe eksportet kanë njohur një gjallërim, por në vlera shumë më modeste. Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Integrimit, për 2008-ën janë eksportuar 46 milionë euro produkte bujqësore, nga 23 milionë që ishin një vit më parë, me një rritje prej 50 për qind. Ndërsa vetëm importet nga BE-ja të produkteve bujqësore, gjatë vitit të kaluar pësuan një rritje prej 135 për qind, duke shënuar një vlerë totale prej 342 milionë eurosh.
4 Prill 2009