Kriza ekonomike çon në mbylljen e 54 bizneseve në Gjirokastër
Që nga muaji janar janë çregjistruar dhjetëra biznese të llojeve të ndryshme
Ervin KOÇI
Kriza ekonomike që ka nisur të prekë dhjetëra kompani dhe biznese në të gjithë vendin, po i shtrin efektet edhe në skajin më jugor të vendit. Prej disa muajsh në Gjirokastër ka filluar tkurrja e bizneseve, ndërsa disa prej tyre kanë mbyllur aktivitetin. Burime zyrtare nga Qendra Rajonale e Biznesit, pohojnë se që nga muaji janar dhe deri tani kanë mbyllur veprimtarinë dhe janë çregjistruar 54 biznese të llojeve të ndryshme. Sipas statistikave që disponon kjo zyrë, në muajin janar kanë mbyllur veprimtarinë 25 biznese; në shkurt, 15 biznese; në mars, 10 biznese; në prill, 12 biznese dhe gjatë këtij muaji, 7 biznese. Po nga kjo zyrë mësohet se, shumica e këtyre bizneseve janë të sektorit të rrobaqepësive dhe të tregtimit të materialeve të ndërtimit. Ndërkohë kriza ka prekur edhe vet sektorin e ndërtimit në këtë qytet.
Sektorët e prekur
Mbyllja e veprimtarisë tregtare apo prodhuese e mjaft njësive në sektorin e ndërtimit, sipas vetë ndërtuesve, është e lidhur me uljen e ndjeshme të ndërtimeve në këtë sektor apo edhe me blerjet e pakta të apartamenteve. Mjaft apartamente të reja në Gjirokastër kanë mbetur pa u shitur, jo vetëm për shkak të çmimeve të larta, por edhe për shkak të varfërisë që ka përfshirë blerësit. Paralelisht me këtë po vijon edhe ulja e fuqisë blerëse të materialeve të ndërtimit, siç janë hekuri, çimento, tullat, blloqet e betonit etj. Një tjetër sektor i prekur ndjeshëm është ai i rrobaqepësive, ku ulja e fuqisë blerëse ka bërë që të shkurtohen më shumë se 20 për qind e fuqisë punëtore, e cila ka përfunduar në rrugë. Aktualisht, në Gjirokastër janë mbyllur dhe disa njësi shitjeje të konfeksioneve dhe të produkteve ushqimore. Ndërsa, 50 njësi të këtyre llojeve kanë bërë ulje çmimesh për të mbijetuar.
Fenomeni
Subjektet e biznesit të madh në vend, përveç rënies së fuqisë blerëse, kanë edhe probleme me shtetin. I tillë është rimbursimi për taksa të ndryshme si TVSH-ja që Tatimet dhe Doganat duhet t’u bëjnë subjekteve, sidomos atyre të import-eksportit. Probleme ka edhe në kushtet kur Gjyqësori nuk arrin të urdhërojë shlyerjen e detyrimeve financiare të vetë administratës shtetërore (Tatime e Dogana), për shkelje të ndryshme që punonjësit e këtyre administratave kanë bërë ndaj subjekteve private. Sipas statistikave zyrtare të marra në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, mësohet se “aktualisht janë 515 kompani shqiptare në likuidim e sipër (vetëm kompani që veprojnë në kushtet e kuadrit ligjor në fuqi)”. Por është mjaft e vështirë të mësohet realiteti për shumë kompani dhe subjekte që veprojnë në kushtet e një informaliteti të theksuar, ku shumica e tyre e ushtrojnë aktivitetin e biznesit "në të zezë".
Ankandi i BSH-së: Hidhen në shitje 3.2 miliardë ekë bono thesari
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, zhvilloi dje ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit të Qeverisë. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në këtë ankand, Ministria e Financave ofroi për shitje bono thesari me maturim 3 mujor, me një total prej 3.2 miliard lekësh, te cilat do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe për bankat e nivelit të dytë.
OPEC: Deri në fund të 2009-s pritet ulje e kërkesës për naftë
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka deklaruar se gjatë vitit 2009 do të ketë një rënie në masën 1.8 për qind të kërkesës për naftë. Si pasojë e kësaj, të ardhurat do të bien me mbi 50 për qind. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Energjisë, në vitin 2010 do të ketë një rritje të arkëtimeve me gati 14 për qind, rritje kjo, që do t’i dedikohet përmirësimit të kushteve të ekonomisë dhe rritjes së kërkesës, e cila do të çojë edhe në një rritje të çmimeve të tregtimit.
15 Maj 2009