Kriza ekonomike dhe proceset politike «ngrijnë» zgjerimin e Ballkanit
Komisioneri i BE-së, Oli Ren, ndryshon gjuhën për integrimin e rajonit. Ren: «Kemi sfida të vështira me krizën, zgjedhjet dhe referendumin irlandez »
Kriza ekonomike dhe zgjedhjet e reja për Parlamentin e ri të Bashkimit Europian pritet të ngrijnë procesin e zgjerimit në drejtim të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sinjali është dhënë nga vetë komisioneri për Zgjerimin, Oli Ren, gjatë një prononcimi të dhënë dy ditë më parë në Bruksel, pas takimit me zëvendëskryeministrin serb Ivica Daçiç. Ai ka deklaruar se aktualisht nuk është i favorshëm procesi i zgjerimit në kontekstin politik. «Ne kemi në shpatulla një krizë ekonomike dhe financiare, po afrohen zgjedhjet parlamentare europiane dhe do të duhet të kemi një referendum të dytë në Irlandë gjatë vjeshtës për Traktatin e Lisbonës», - tha Ren, teksa rendiste faktet që bëhen pengesë për vazhdimin normal të strategjisë europiane për shtrirjen në vendet e Lindjes.
Ndryshimi i koncepteve
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oli Ren, duket se ka ndryshuar gjuhën e tij, teksa është shprehur dy ditë më parë për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, menjëherë pasi ka debatuar me zyrtarë të lartë serbë në Bruksel. Ndonëse ka menaxhuar dhe ka nxitur me kaq energji këtë proces, duke u ndeshur edhe me politikat konservatore të Brukselit, tashmë Ren po jep shenja se i është kthyer klisheve të vjetra, duke deklaruar se «politika e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor është për stabilizim dhe progres social. Pas përfundimit të takimit me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Beogradit, Daçiçk, ai tha se, «konteksti politik në Bashkimin Europian nuk është i favorshëm për zgjerimin në këtë moment». «Në këtë aspekt, ne jemi duke punuar për të sfiduar sa më shumë këtë situatë politike», - shpjegoi komisioneri Ren. Ai ka renditur të gjitha sfidat në të cilat ndeshen institucionet europiane: kriza ekonomike dhe financiare që po rëndon mbi shpatullat e të gjithë globit, përfshirë edhe Europën, zgjedhjet e ardhshme për në Parlamentin Europian, referendumi i dytë që pritet të bëhet në vjeshtën e këtij viti në Irlandë për Kushtetutën e Bashkimit Europian. Ren i cilësoi këto të gjitha si «sfida të vështira». «Në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë punën tonë për stabilizimin dhe zhvillimin shoqëror në Ballkanin Perëndimor», - pohoi komisioneri për Zgjerimin. Për herë të parë, ai e konsideroi këtë proces si politika e Bashkimit Europian për stabilizimin dhe progresin shoqëror në Ballkanin Perëndimor. Madje, pas përfundimit të takimit me zyrtarin e lartë serb, ai ka vënë në mëdyshje edhe vendimin e pritshëm në muajin qershor për liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit.
Ndryshimi i strategjisë
Ndonëse 2009-ta ishte shpallur si viti i Ballkanit Perëndimor, duket se zhvillimet më të fundit brenda gjirit të komunitetit europian, kriza financiare globale dhe vendosja e raporteve të reja mes Brukselit dhe Uashingtonit, do të mënjanojnë agjendën e deritanishme të zgjerimit. Ky sinjal vjen pikërisht në një vit kur kremtohet 20-vjetori i rënies së Murit të Berlinit dhe 5-vjetori i zgjerimit masiv të BE-së me 12 vende nga Europa Lindore. Një sinjal i tillë u dha disa ditë më parë nga komisioneri Ren gjatë raportimit në Komitetin Europian për Çështjet Sociale dhe Ekonomike, por ai përmendi faktin se zgjerimi vazhdon të mbetet një nga mjetet më të rëndësishme të transformimit të BE-së. Tashmë, gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë, ndonëse presidenca çeke e ka përcaktuar në prioritetet e saj politikën e zgjerimit dhe mbështetjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar, presidenca franceze i kushtoi rëndësi projektit të saj për zhvillimin e Mesdheut, ndërsa presidencat europiane të Sllovenisë dhe Austrisë realisht u dhanë një mbështetje të fortë vendeve të rajonit.
Shqipëria, në dilemë për vizat dhe aplikimin e statusit
Tashmë që parlamentet e vendeve të BE-së kanë ratifikuar Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit, po mbeten pezull paraqitja e kërkesës formale për anëtarësim nga qeveria e Tiranës si dhe liberalizimi i vizave. Megjithëse kryeministri Berisha ka deklaruar se do ta paraqesë zyrtarisht kërkesën e anëtarësimit gjatë presidencës çeke, ende nuk ka asnjë shenjë se kur do të mbërrijë letra në Bruksel dhe se kur do të shqyrtohet nga Këshilli i BE-së. Po ashtu, nuk jepen shenja pozitive edhe për çështjen e vizave, pasi Brukseli ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga 42 starndardet që i kërkohen qeverisë shqiptare në fushën e rendit dhe sigurisë, menaxhimit të kufijve, dokumenteve të identitetit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Deklaratat e dhëna nga kryeparlamentari suedez gjatë vizitës së tij në Tiranë, të lënë të kuptosh se Brukseli do t’i marrë disa vendime të rëndësishme për Shqipërinë gjatë 6-mujorit të dytë të këtij viti.
11 Shkurt 2009