E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone ul tarifat e bisedave

 

Kompania celulare Vodafon ka ulur tarifat e bisedave për abonentët e saj. Me programin e ri me parapagesë Vodafone Card, të gjitha thirrjet kundrejt rrjeteve kombëtare janë deri në 25% më të lira, ndërsa thirrjet drejt rrjeteve ndërkombëtare janë ulur deri në 35.34%. Ky raund uljesh u shtohet uljeve të ndjeshme të bëra vitin e shkuar, të cilat arritën deri në 26% duke bërë të mundur që vit pas viti komunikimi celular i konsumatorëve shqiptarë të bëhet edhe më i përballueshëm. Falë Vodafone Albania, këtë verë në Shqipëri do të hynin për herë të parë telefonat BlackBerry, të cilët do të revoluciononin komunikimin online të shqiptarëve dhe do ta vendosnin Shqipërinë në hartën e vendeve me një shërbim kaq të avancuar. Më tej do të vinte Vodafone Home, shërbimi i telefonit fiks i cili bën të mundur që çdo shqiptar, pavarësisht zonës ku jeton, të përfitojë shërbimin e telefonit fiks, me tarifa konkurruese dhe me një efikasitet mahnitës, duke filluar nga instalimi i thjeshtë, një menu e pasur telefonike dhe asistencë teknike 24 orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›